LAJMI I FUNDIT:

Kindle Fire me 50% të tregut të tabletëve Android?

Kindle Fire me 50% të tregut të tabletëve Android?

Tableti Amazon Kindle Fire është paraqitur në treg, vetëm para një muaji, mirëpo me sa duket i njëjti ka gjasa të mira që të shndërrohet në Android tabletin e vitit, pasi që përgjigja që ka marrë në treg nga përdoruesit ka qenë e jashtëzakonshme.

Madje, sipas analistëve thuhet se vitin e ardhshëm, Amazon Kindle Fire do të merr rreth 50 për qind të tregut të tabletëve Android.

Robert Cihara, analist në Evercore Partners mendon se Amazon Kindle Fire do të merr rreth 50 për qind të tregut të tabletëve Android gjatë vitit 2012.

Megjithatë, ky pohim do të ishte edhe më i besueshëm sikur Amazon të publikonte disa të dhëna lidhur me shitjet e tabletit të tyre, i cili shihet si sfiduesi më serioz për iPad të Apple. / Telegrafi /