Kina ka anuluar disa tarifa ekonomike në mallrat e Shteteve të Bashkuara, vendim që do të hynë në fuqi më 15 dhjetor, për shkak të fazës së parë të marrëveshjes tregtare midis dy vendeve të premten.
Tarifat e vendosura nga Kina për produktet amerikane kishin për cak misrin, grurin dhe disa pjesë të veturave. Tarifat e tjera të vendosura ndaj prodhimeve të SHBA-së, do të vazhdojnë ashtu siç janë, kanë deklaruar nga Ministria e Financave të Kinës.
“Kina shpreson në bazat e barazisë dhe respektit reciprok, të bashkëpunojë me SHBA-në për të zgjidhur problemet dhe të promovohen zhvillimet e qëndrueshme të ekonomisë së të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.
Tarifat e reja amerikane për importet kineze, do të hynin në fuqi të dielën. Por, kjo masë është anuluar tani për tani.
“Ne do t’i fillojmë negociatat për marrëveshjen në fazën e dytë menjëherë, në vend se të presim deri pas zgjedhjeve të vitit 2020. Kjo është një marrëveshje e mahnitshme për të gjithë”, tha presidenti amerikan, Donald Trump, raporton REL.
Nëse tarifat e reja, do të kishin hyrë në fuqi, atëherë mallrat e prodhuara nga Kina, siç janë: telefonat, rrobat dhe lodrat, do të ishin bërë më të shtrenjta për amerikanët, para festës së Krishtlindjes.
Kjo është një marrëveshje në parim, që do të thotë se nëse Kina nuk e zbaton ndonjë pjesë të marrëveshjes, administrata amerikane ka mundësinë të ri-zbatojë tarifat.
Zyrtarët kinezë thanë se “marrëveshja do të sigurojë mbrojtje më të madhe për kompanitë e huaja në Kinë, si dhe kompanitë kineze në SHBA”.
Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përfshirë në një konflikt tregtar për më shumë se një vit, duke goditur njëra-tjetrën me tarifa të mallrave në vlerë qindra miliarda dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri