Kim Kardashian ishte pothuajse e panjohshme në një fotografi të re që ndau në InstaStory, të premten.

Ylli i “The Keeping Up With The Kardashians”, 40 vjeç, shihet me shumë pak grim, në të njëzetat e saj, pikërisht në kohën kur po fillonte shfaqja e saj televizive, në vitin 2008, shkruan DailyMail.


Nëna e katër fëmijëve shpërndau imazhin për t'i uruar grimerit të saj Mario Dedivanovic ditëlindjen e 38-të.

kimkardashian 243983591 557069545341447 6795939489087067578 n Foto: Kim Kardashian/Instagram

Të dy kanë punuar së bashku që kur ata xhiruan për revistën “Social Life” në 2008.

“O Zot je i vjetër, si një verë e mirë ... Të dua, gëzuar ditëlindjen”, shkroi Kim mbi imazhet.

Screenshot 6 Foto: Kim Kardashian/Instagram

Ajo shihet me nuanca të lehta të grimit dhe një bluzë ngjyrë rozë, ndërsa Mario dukej shumë i ri i veshur me një këmishë ngjyrë kafe.

Ndërkohë, gjithashtu të premten Kim ndau disa postim në stërvitjen e saj në një palestër duke treguar se mbetet e përkushtuar në mbajtjen e formave fizike, për të cilat edhe njihet më së miri. /Telegrafi/

kimkardashian 243727977 399483141849870 7054630420600236635 n Foto: Kim Kardashian/Instagram

kimkardashian 243497365 150957007239138 5057306860693844934 n Foto: Kim Kardashian/Instagram

Screenshot 8 Foto: Kim Kardashian/Instagram