Kim Kardashian zbuloi se fëmijët e saj përpiqen ta ndihmojnë të gjejë një partner, por ajo nuk është ende gati, gjatë një paraqitjeje të mërkurën në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
Ylli 43-vjeçar i televizionit është pyetur për jetën e saj sentimentale nga Jimmy, 49 vjeç, ndërsa shkëlqente në një veshje tërheqëse të bardhë, që përfshinte një bluzë me rripa dhe një fund të gjatë.
“Çfarë po ndodh me jetën tënde sentimentale? A po del me dikë?”, e pyeti Jimmy drejtpërdrejt, pasi bisedoi me Kimin për karrierën e saj në rritje si aktore, shkruan DailyMail.
“Oh, mendova se po flisje për një skenë dashurie në një shfaqje”, u përgjigj Kim duke shkaktuar të qeshura në mesin e publikut në New York City.
“Jo”, shtoi ajo.
“Je beqare?”, pyeti Jimmy.
“Po”, konfirmoi Kim.
“Është shumë qesharake sepse fëmijët e mi përpiqen të më gjejnë një partner, sikur janë të gatshëm tani, por unë nuk jam”, tha Kim, e cila ka katër fëmijë: North, 11 vjeçe, Saint, tetë vjeç, Chicago, gjashtë vjeçe dhe Psalm, pesë vjeç, me ish-bashkëshortin Kanye West, 47 vjeç.
“Ata janë shumë të veçantë, si p.sh. vijnë në shtëpi dhe bëjnë lista. Saint dëshiron që të jem me ndonjë lojtar basketbolli ose futbolli. Dhe unë i them ‘Sikur ta dije'”. tha Kim duke mbuluar gojën dhe duke folur anash.
“Jo, jo, jo”. tha Kim, e cila ishte martuar me ish-lojtarin profesionist të basketbollit Kris Humphries, 39 vjeç, për 72 ditë në vitin 2011.
“Disa nga fëmijët e mi duan që të jem me ‘streamers’. Kanë bërë lista dhe përpiqen fshehurazi të më gjejnë një partner. Dhe unë u them, ‘Fëmijë, kjo thjesht nuk është ajo që dua tani'”, tha Kim.
Kim gjithashtu zbuloi se ishte në një udhëtim vetëm me vajzën e saj North në New York City dhe e përshëndeti atë nga publiku.
Ajo tregoi se i pëlqen të udhëtojë vetëm me secilin nga fëmijët e saj dhe se shijon kohën personale me ta.
“Unë gjithmonë bëj një udhëtim futbolli me djalin tim më të madh”, tha Kim.
Ajo zbuloi se North është e interesuar për artin, ndërsa Saint është i interesuar për basketbollin dhe shikimin e futbollit.
Kim tha se djali i saj Psalm luan futboll dhe Saint adhuron të shikojë futboll, kështu që ata udhëtojnë nëpër botë për ndeshjet e futbollit.
“Shumë shpejt do të shkojmë në Spanjë për të parë ndeshjen e parë të Real Madridit”, tha Kim. “Është çmenduri që kam udhëtuar botën për interesat e fëmijëve të mi, por është argëtuese”.
Jimmy gjithashtu e uroi Kimin për suksesin e fushatës së saj të veshjeve të brendshme “Skims” gjatë Lojërave Olimpike të fundit dhe vuri në dukje se revista “Time” e renditi atë si një nga 100 markat më me ndikim.
“Ti fillon diçka dhe pastaj shpreson me të vërtetë që të shkojë shumë mirë. Por pastaj, kur sheh që njerëzit e pëlqejnë, e di që e ke arritur. Kam pasur një moment të tillë kur hyra në një darkë dhe një aktore fituese e çmimit ‘Oscar’ ngriti bluzën dhe tha, ‘Po vesh një palë sytien Skims!’. Dhe unë mendova, ‘E bëra. E arrita'”. tha Kim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Martohet për herë të dytë Fero

Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri