Kim Kardashian ka nisur përgatitjet për ditën e Shën Valentinit.

Të premten (3 shkurt), diva 42-vjeçare pozoi me të brendshme nga marka e saj teksa ndodhej në dhomën e saj të gjumit.


Ish-bashkëshortja e reperit Kanye West u ul në gjunjë dhe gjithashtu për të realizuar disa ‘selfie’ provokuese.

67304339 11711437 image m 69 1675456854512

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” megjithatë duke se nuk ka një Romeo me të cilin ta ndajë këtë festë pasi është beqare.

Nëna e katër fëmijëve ishte takuar për herë të fundit me humoristin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson, i cili tashmë ka nisur një lidhje romantike me 26-vjeçaren, Chase Sui Wonders.

67304341 11711437 In the pink Kim Kardashian is looking to make a killing with her m 79 1675458473300

Kim dukej sensacionale në veshjen e cila ishte prej mëndafshi me një zbukurim rozë dantelle dhe rripa shumë të hollë.

Kishte një prerje të theksuar mbi barkun e saj që nxirrte në pah linjat e saj të tonifikuara.

67304343 11711437 image m 70 1675456868311

Kim i kishte flokët e zeza të ndara në mes dhe të tërhequr pas, ndërsa fytyra e saj fotogjenike ishte e grimuar bukur me tone ngjyrë vjollce.

Imazhet e reja të Kim u postuan në llogarinë e saj të Instagram ku ajo numëron mbi 344 ndjekës dhe u përcollën me shumë pëlqime dhe komente nga ana e fansave të saj. /Telegrafi/

67304345 11711437 image m 68 1675456839185

67304347 11711437 image m 71 1675456882023