Kim Kardashian u pa duke dalë nga një sesion fotografik të martën (27 shtator)  në Milano me vajzën e saj nëntë vjeçare, North, pranë saj.

Ylli 41 vjeç, bëri një paraqitje mahnitëse e veshur me një palë pizhame nga materiali saten teksa po shkonte drejt një makine ndërsa kamerat e paparacëve vezullonin rreth saj.


Nëna e katër fëmijëve fluturoi në qytetin italian për të marrë pjesë në Javën e Modës në Milano, dhe së fundmi shfaqi koleksionin e saj “Ciao, Kim” me Dolce & Gabbana gjatë prezantimit të markës në pistën e saj të shtunën.

62865327 11256809 Supportive Kim s daughter North was pictured wearing her mother  a 134 1664327759075

Biznesmenja zgjodhi rehatinë teksa la një set fotografik në zemër të Milanos dhe veshi një bluzë të bardhë me dekolte dhe rripa të hollë.

Ajo shtoi një bluzë argjendi saten me xhepa përpara e cila ishte e lidhur me një rrip të të njëjtit material për të theksuar belin e saj të hollë. Njëra anë e këmishës ra poshtë krahut të saj të djathtë, duke zbuluar shpatullat.

Kim veshi një palë pantallona të gjerë që përputheshin me pjesën e sipërme, shkruan DailyMail.

62865321 11256809 Stylish The Kardashians star kept her look casual yet fashionabl a 131 1664327758763

Për të kompletuar dukjen e saj, ylli i “The Kardashians” mbathi një palë taka të tejdukshme dhe me majë.

Flokët bionde të Kimit ishin të ndarë në mes që i binin poshtë shpatullave.

Bizhuteritë e saj ishin minimaliste, të përbërë nga gjerdan argjendi të hollë që përmbanin një varëse në formë kryqi. Makijazhi i yllit ishte i pastër dhe i thjeshtë.

Vajza e saj, North, të cilën e ndan me ish-bashkëshortin e saj, Kanye Ëest, gjithashtu zgjodhi rehatinë. Ajo u fotografua e veshur me një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra nga koleksioni i nënës së saj “Ciao, Kim” me Dolce & Gabbana.

62865325 11256809 Mother daughter duo Kim Kardashian 41 and her daughter North 9 w a 132 1664327758765

North e kombinoi këmishën me pantallona të zi dhe një palë atlete të zeza me platformë Dolce & Gabbana.

Dyshja nënë-vajza nuk janë të panjohur për të hyrë së bashku në botën e modës. Kim dhe North rrëmbyen gjithashtu vëmnedje gjatë verës kur morën pjesë në Javën e Modës në Paris në korrik.

Gjatë një interviste për "Vogue", themeluesja e “SKIMS” pranoi se North tashmë i jep këshilla për modën.

“North ka shumë opinione kur bëhet fjalë për atë që kam veshur. Ajo gjithmonë do të ankohet kur unë kam veshur shumë të zeza”, kishte zbuluar Kim.

62865323 11256809 Busy The businesswoman appears to have a very busy schedule in M a 133 1664327758767

Vajza e saj, së bashku me djalin gjashtëvjeçar, Saint, vajzën katërvjeçare, Çikago, motrën Khloe Kardashian dhe Kris Jenner u ulën në rreshtin e parë gjatë shfaqjes së Dolce & Gabbana në Milano.

Kim ka bashkëpunuar së fundmi me stilistët Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce për koleksionin e tyre Pranverë/Verë 2023, i cili u prezantua gjatë Javës së Modës në Milano.

62830193 11256809 New collaboration Kim recently worked with Dolce Gabbana on the  a 135 1664327759078

Kur diskutoi koleksionin me "Vogue", bukuroshja shpjegoi se linja ishte frymëzuar nga ajo, 'arkivi vërtet i madh i Dolce & Gabbana'.

Koleksioni kishte për qëllim 'të riparaqiste arkivat me këtë retrospektivë të jetës së 25 viteve të fundit të të gjitha pamjeve të mia të preferuara'.

62866923 11256809 Fashionable Kim and North turned heads decked out in Balenciaga  a 130 1664327758761

Avokatja e ardhshme bëri një paraqitje të ftuar në pistë, e veshur me një fustan të zi me figura, i cili i ra poshtë drejt kyçeve të këmbës dhe ishte stolisur me diamant të rremë vezullues.

Ylli ka studiuar shumë për të marrë diplomën e saj në drejtësi, ndërkohë që ka rritur katër fëmijët e saj, të cilët i ndan me ish-bashkëshortin, Kanye Ëest, dhe punon në prapaskenë për markën e saj “SKIMS”. /Telegrafi/