Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen me një pamje tërheqëse teksa xhironte për serialin e ri të Ryan Murphy, “All’s Fair”, në Beverly Hills.

Themeluesja e ‘SKIMS’, 44 vjeçe, u pa në set duke veshur një fustan të kuq ‘Balenciaga’ me një dekolte dramatike dhe një çarje të theksuar në kofshë, të kombinuar me geta të zeza dhe taka elegante.


Seriali, që pritet të transmetohet në Hulu, ndjek një grup avokatesh divorci dhe përfshin një kast yjesh si Naomi Watts, Sarah Paulson dhe Glenn Close.

96708381 14550553 Kim Kardashian 44 turned heads in an eye catching look while on  a 36 1743276875960

Kim, e cila ka bashkëpunuar më parë me Murphy në “American Horror Story: Delicate”, ka shfaqur shpesh veshje të frymëzuara nga biznesi gjatë xhirimeve.

Ndërkohë, jeta e saj personale mbetet në qendër të vëmendjes, pasi ajo përballet me tensione të vazhdueshme me ish-bashkëshortin Kanye West.

96708379 14550553 The star donned a red Balenciaga dress that contained a dramatic a 33 1743276875827

Kjo vjen pas publikimit të një kënge nga reperi, ku përfshihen vokalet e vajzës së tyre, North West.

Përveç angazhimeve në aktrim, Kim është gjithashtu një hap më afër ëndrrës për t’u bërë avokate, pasi ka dhënë me sukses një test kyç për praktikimin e ligjit. /Telegrafi/

96708377 14550553 A thigh high slit was on the right side which offered a sultry f a 35 1743276875923

96708639 14550553 Kardashian is no stranger to collaborating with Murphy and took  a 34 1743276875921