LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian fotografohet me unazën 1.4 milionë dollarëshe në gishtin e katërt, pak kohë pasi raportohet për ndarjen nga Kanye

Kim Kardashian fotografohet me unazën 1.4 milionë dollarëshe në gishtin e katërt, pak kohë pasi raportohet për ndarjen nga Kanye

Kim Kardashian u pa në Los Angeles këtë të hënë me unazën e saj të fejesës prej 1.5 milion dollarëshe – në gishtin e katërt të dorës së saj të majtë.

40-vjeçarja është në mes të një vrulli raportimesh se ajo është në prag të divorcit nga burri i saj i tretë Kanye West, me të cilin u martua në vitin 2014, shkruan DailyMail.

Paraqitja e saj këtë të hënë erdhi vetëm një ditë para se supozimi i divorcit të fillonte të qarkullonte – dhe një ditë para se ajo të publikonte një fotografi në Instagram asnjë unazë fare.


Ndërsa ishte jashtë kësaj, të hënën, Kim kishte veshur një ansambël tipik elegant duke përfshirë një palë pantallona lëkure të gjera, të cilat theksuan linjat e saj trupore.

Duke i lënë flokët e saj të lëshuara prapa në formë bishti, 40-vjeçarja dukej edhe më atraktive me këtë pamje.

Ajo theksoi tiparet e saj të fytyrës me një makijazh të lehtë, ndërsa u pa duke dalë nga vetura e saj.

Në shtator të vitit 2016, TMZ raportoi se Kanye pagoi më shumë se katër milionë dollarë për t’i dhënë gruas së tij një unazë diamanti 20 karat, gjithashtu nga Lorraine Schwartz – por Kim nuk e kishte unazën për shumë kohë.

Pak kohë më pas, ajo u grabit nga një bandë në Paris, të cilët vodhën asaj shumë stoli dhe gjësende tjera në dhomën e hotelit ku ajo ndodhej.

Marrëdhënia tashmë e tensionuar e Kimit dhe Kanyet ka bërë bujë gjithandej në mediat ndërkombëtare.

Thuhet se Kim ka angazhuar avokaten Laura Wasser për të nisur procedurat e divorcit, ndonëse ende nuk është paraqitur asgjë në gjykatë.

“Asnjë prej tyre nuk dëshiron të duket si humbësi në këtë divorc dhe të dy do të luftojnë shumë për fëmijët e tyre”, tha një burim i brendshëm pranë familjes.

Çifti përndryshe janë prindër të vajzave: North, shtatë vjeçe dhe Chicago, dy vjeçe, si dhe dy djemve: Saint, pesë vjeç dhe Psalmi, një.

“Kim e ka bërë të qartë se ajo dëshiron kujdestarinë e plotë, kështu që nëse Kanye përpiqet ta luftojë atë, beteja e kujdestarisë do të jetë brutale”, tregoi tutje një burim për The Sun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
DJ i famshëm turk lëshon këngën e Taynës në një nga performancat e tij të fundit

DJ i famshëm turk lëshon këngën e Taynës në një nga performancat e tij të fundit

Magazina
Mirlind Daku i bën dhuratë vetes një veturë luksoze të tipit ‘Lamborghini’

Mirlind Daku i bën dhuratë vetes një veturë luksoze të tipit ‘Lamborghini’

Magazina
Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Magazina
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
25 vjet pas luftës: Fotografi që dokumentojnë historinë në Prishtinë

25 vjet pas luftës: Fotografi që dokumentojnë historinë në Prishtinë

Magazina
Transformimi mbresëlënës i Mesut Ozil: Ai bëri mrekulli te vetja për vetëm një vit

Transformimi mbresëlënës i Mesut Ozil: Ai bëri mrekulli te vetja për vetëm një vit

Magazina
Kalo në kategori