Kim s’gjen rehati me flokët dhe bën ndryshimin e radhës
Kim Kardashian i ka shtuar ngjyra jetës së saj dhe vetëm pak ditë pasi tregoi se ishte bërë bionde platin, e ka ndryshuar prapë pamjen duke i shkurtuar flokët me prerjen bob e duke i bërë rozë.
Me sa duket, i gjithë tranzicioni nga brune në bionde nuk i ka bërë shumë përshtypje.
Kardashian e promovoi pamjen e re me një seri fotosh në Instagram ku u shfaq pa grim, me flokë në dukje të lagur e kthyer nga kamera me shikim serioz, e veshur me çizme dhe të body të zi.
Shumë persona kanë reaguar me komente dhe disa prej tyre janë të bindur se Kim (sërish) po kopjon Bianca Censori-n. Arsyeja është stili i saj dhe flokët në dukje të stiluar të lagur.
“Kjo është padyshim një pamje e Censori. E ka marrë nga libri i saj”, shkruan dikush.
“Kanye i ka mësuar mirë. Të dyjave të njëjtat gjëra”, deklaruan shumë të tjerë, duke e bërë reperin përgjegjës për stilin e gruas aktuale dhe ish-bashkëshortes.
“Kim po mundohet ta kopjojë”, shkroi një i tretë.
Kjo nuk është hera e parë që Kim krahasohet me gruan e Kanye. Ajo është komentuar edhe në disa raste të tjera për të njëjtën gjë, kur është parë e veshur në stil të ngjashëm me Censori-n.
Ky ndryshim vjen pak para Meta Gala, ku Kim thuhet se do të marrë pjesë.
Kim nuk është e vetmja që ka përqafuar flokët rozë. Disa kohë më parë, edhe Megan Fox ka zgjedhur të lyejë flokët rozë, të cilat më pas i zëvendësoi me ngjyrë bojëqielli. /Telegrafi/