Kilogramët nuk e ndalin – ajo “shkëlqen” me hijeshi dhe vetëbesim

Ashley Graham edhe një herë dëshmoi se kilogramët e tepërt nuk e ndalojnë të ndihet sensuale dhe rehat në trupin e saj. Fotot më të fundit e konfirmojnë këtë!
Modelja më e famshme plus-size, Ashley Graham, u fotografua së fundmi gjatë një shëtitjeje krejt të zakonshme në New York. Më saktë, paparacët e kapën para një studioje ku ajo kishte një paraqitje të planifikuar në emisionin “The Kelly Clarkson Show”.
Për këtë rast, ajo zgjodhi një kombinim që në pamje të parë dukej i thjeshtë, por që nxirrte në pah gjithë forcën joshëse dhe bukurinë e saj natyrale. Ajo kishte veshur një fustan sateni në ngjyrë bordo, i cili theksonte format e saj të pasura, ndërsa pamjen e kompletoi me një pallto gëzofi në ngjyrë të zezë.
Sipas stilit të përzgjedhur, Ashley synonte të krijonte një atmosferë të ashtuquajtur “shkëlqim i vjetër i Hollywood-it”, dhe duket se ia doli plotësisht. Ajo dukej magjepsëse dhe dukja e saj ishte më shumë se perfekte, transmeton Telegrafi.

Sa i përket grimit, modelja zgjodhi tone të buta që vetëm sa theksuan tiparet e saj natyrale, pasi një bukuri si ajo nuk ka nevojë për shumë makijazh.
Flokët i kishte stiluar në onde që binin lirshëm mbi supe, duke e vënë edhe më shumë në pah fytyrën. Fotoreporterët i përshëndeti me buzëqeshjen e saj rrezatuese dhe me një ecje plot elegancë.
/Telegrafi/



















































