LAJMI I FUNDIT:

Kilet e tepërta bëjnë (edhe) mirë!

Kilet e tepërta bëjnë (edhe) mirë!

Po, mirë e lexuat. Për këtë arsye mos u shqetësoni me 1-2 kilet e tepërta që keni.

Sipas një studimi të profesorit të Biologjisë të Universitetit Blumington në Indiana, Gregori Dimas, dhjami i tepërt i përkohshëm mund të përforcojë sistemin imunitar.

Momentalisht, studimet në kafshë eksperimentale kanë vërtetuar se, humbja e menjëhershme çon drejt rënies së shpej­të të sistemit imunitar, ndërkohë që e kundërta ndodh kur ekziston rritje në dhjamin trupor (sistemi imunitar përforcohet).

Sipas studiuesve, dhjami mund të na ndihmojë të përballojmë të ftohtin, duke na ofruar "izolim" dhe më tepër energji, e cila mund të na mbrojë nga mikrobet e shumta.


Megjithatë, nëse keni "izolim" të mjaftueshëm, rrini aty ku jeni. /Telegrafi/