Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit:
• Një qeskë e gjysmë maja (10 gr),
• 1/2 lit. qumësht,
• 2 lugë sheqer,
• pak kripë,
• 2 vezë,
• 1 filxhan kafeje vaj,
• 1 sheqer vaniljeje,
• 800 gr miell,
• 1 pluhur paste,
• 1 vezë për lyerje,
• susam,
• 50 gr gjalpë.
Maja ulet në pak qumësht të vakët me 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë miell. Në qumështin e vakët shtohen tharmi i ardhur, vezët, vaji, kripa, sheqeri, sheqeri vanilje dhe mielli i situr me pluhur paste.
Brumi përzihet me lugë druri e pastaj derdhet në tavolinë të përmiellur dhe ngjeshët mirë e mirë gjersa të gatuhet një brumë i butë dhe i lëmuar. Brumi i butë vendoset në enë ku është zënë,lyhet me vaj për të mos krijuar kore, mbulohet për të ardhë dhe dyfishuar volumin për afro 2 orë.
Brumi i ardhur ngjeshët pak, ndahet në afro 20 toptha. Hapen kuleçtë në madhësi pjate dhe, me ose pa djathë ose xhem brenda, mbështillen kiflet në forma të ndryshme. Kiflet vijnë 20 minuta,kyçet furra në 190 gradë C, pastaj lyhen me vezë të tundur, u hidhet mbi susam,nga një copëz gjalpë dhe futen në furrë për t’u pjekur gjersa të fryhen e të marrin ngjyrë të kuqërremtë. Mbulohen me pecetë për 10 min. që të zbuten,pastaj shërbehen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë