Aktorja australiane dhe Cruise kishin adoptuar vajzën Isabella, tash 17-vjeçare, dhe Connor, 14-vjeçare, para se martesa e tyre 10-vjeçare të përfundojë me divorc në vitin 2001.

Kidman më pas u martua me këngëtarin e muzikës country, Keith Urban, dhe dyshja tash kanë një vajzë Sunday Rose, ndërsa Cruise u martua me Katie Holmes në vitin 2006, dhe kanë vajzën Suri.

“Connor dhe Isabella e adhurojnë Sunday Rose. Ata janë mësuar të kenë një foshnjë vërdallë, për shkak të Surit. Connor do të dëshironte që njëri prej neve të ketë një djalë. Ndoshta Katie?”, ka thënë Kidman.