Kida publikon fotografi të tjera nga dukja e saj në xhirimet e klipit

Kohë më parë, Kida e ka paralajmëruar këngën e re, e cila kësaj radhe nuk do të jetë solo, por do të vijë si bashkëpunim.
Këngëtarja bëri të ditur se i ka bashkuar forcat me Lyrical Son për të sjellë duetin e ri, e që shënon projektin e saj të parë pas largimit nga 'On Records'.

Dhe në vazhdën e publikimit të fotografive nga sheshxhirimi i videoklipit, Kida gjatë të shtunës i ka publikuar edhe disa imazhe të reja.
E veshur me fustan të kuq, të shkurtër, këngëtarja duke e mrekullueshme në pozat e reja që i ka shpërndarë në rrjetet sociale.
"Ka je" është një prej realizimeve më të fundit të suksesshme të Kidës që u lansua me videoklip në fund të vitit të kaluar dhe numëron mbi tetë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/05/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































