Artistja e njohur, Orhidea Latifi - Kida, duket se ka nisur përgatitjet për një album të ri.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet përmes postimeve të fundit që ka shpërndarë në rrjete sociale.


E njëjta në një postim të hedhur në InstaStory thekson: “Tjetër, koha për albumin tim”.

Screenshot 39 6 Foto: Screenshot/Instagram

“Dhe një këngë e veçantë është rrugës. Mezi po pres”, shtoi ndër të tjera ajo.

Bukuroshja këtë kohë ka qenë tejet aktive dhe e angazhuar me projekte të reja muzikore.

Screenshot 40 4 Foto: Screenshot/Instagram

Gjithashtu, ajo ka qenë prezente gjithandej nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme.

Meqë ka një karrierë të gjatë, ajo duket se tani ka përgatitur gjithçka për albumin e saj të parë. /Telegrafi/