Këngëtarja shqiptare, Kida, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.

Ajo ka bashkuar forcat me artistin e famshëm ndërkombëtar, "Oualid", projekti i të cilëve titullohet "Ya Habibi".


Teksti është shkruar nga vet protagonistët e këngës me producim nga YAM.

Screenshot 15 25 Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja, që interpretojnë në gjuhë të ndryshme, kanë realizuar një projekt të bukur ritmik.

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet që do të pëlqehet edhe nga publiku.

Screenshot 16 23 Foto: Screenshot/YouTube

Orhidea Latifi (emri i vërtetë) shquhet për paraqitjet ekstravagante në klip dhe mjaft të veçanta.

Ajo po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/