LAJMI I FUNDIT:

Kica-Xhelili: Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga DASH-i është e pakuptimtë

Kica-Xhelili: Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga DASH-i është e pakuptimtë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas kritikave të Departamentit Amerikan të Shteti lidhur me çështjen e targave.

Kica-Xhelili e ka quajtur si shqetësuese qetësinë e institucioneve të Kosovës edhe ndaj kritikave të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ajo tutje shprehet se vendimi i Qeverisë për qortim lidhur me targat është pa efekt praktik me kosto të lëndimit të raportit me aleatin tonë kyç.


Deputetja tutje ka përmendur edhe vizitën e një delgeacioni amerikan me 25 kompani biznesi në zyrën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se është e njëjtë heshtja edhe karshi kësaj.

Postimi i plotë:

Një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi shkojnë në zyrën e Vuçiq.

Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga Departamenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë. E njëjtë heshtja lidhur me to.

Kur Blinken përmendi njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, ky togfjalësh përmendej gati në çdo fjalim politik, gati në tentativë të legjitimimit të miqësisë.

Por kur sot shprehet zhgënjim me qasjen tonë, ajo që bëhet euforike është heshtja, por me çfarë kosto? Në këmbim të çkaje? Letrave qortuese pa efekt praktik me kosto të lëndimit të raportit me aleatët tonë kyç? /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori