Kiara Tito ka mahnitur me dukjen e saj në një paraqitje me fustan të kuq të gjatë duke marrë qindra mijëra pëlqime për një kohë të shkurtë dhe komente të shumta.
Moderatorja ka qenë kryetemë e faqeve rozë pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të ‘Big Brother VIP Albania 2’, sidomos për lidhjen me fituesin Luiz Ejlli.
Të hënën mbrëma, në profilin e saj në Instagram ka shpërndarë fotografi të përbashkët edhe me burrin e saj.
“Zarf i zi apo i kuq”, ka shkruar Kiara duke iu referuar ngjyrës së veshjes së çiftit.
Ndërkaq, një fotografi të përbashkët e ka publikuar edhe partneri i si me një përshkrim siç di ai.
“Lum si Kiara”, është përshkrimi që ka zgjedhur Luizi për pozën e përbashkët të publikuar në profilin e tij. /Telegrafi/