Në një intervistë të re, Khloe Kardashian foli për procesin e saj të humbjes së peshës, si dhe për fokusin e saj në shëndet.

Në një intervistë për People, ajo tha se bën atë që i përshtatet më së miri.


"Për mua, stërvitja filloi në një pikë të ulët të jetës sime. Tani nuk kam peshore, nuk e shikoj. Thjesht duhet të bësh atë që të duket e drejtë. E di që është e lehtë të krahasosh veten me njerëz të tjerë, veçanërisht në rrjetet sociale, dhe kam qenë viktimë e kësaj, por tani ndihem shumë mirë sepse konkurrenca ime e vetme jam vetvetja", tha ajo.

Kardashian tha se i pëlqen të vërejë ndryshime të caktuara tek vetja.

"Nuk ka zgjidhje universale. Dikush shkon në palestër dy herë në javë dhe ka një trup të mrekullueshëm, dhe ndoshta unë duhet të luftoj pak më shumë për timin. Mendoj se është në rregull të jem në një garë me veten time", tha ajo.

Ajo foli gjithashtu për rëndësinë e punës së palodhur dhe faktin se transformimi fizik zgjat vetëm nëse fillon nga brenda.

"Mund të ketë pak ndihmë dhe mbështetje, por prapëseprapë duhet ta riprogramosh trurin tënd dhe ta duash veten para së gjithash", tha ajo.

Fillimi i procesit të saj të humbjes së peshës lidhet me divorcin nga Lamar Odom, kur palestra e ndihmoi të përballonte situatën e saj. Psikoterapisti i saj e ndau këtë informacion me median, edhe pse u krijua në seanca private.

"Mbaj mend që shkoja në terapi dhe gjëja tjetër që mbaj mend, gjithçka që i thoja terapistit tim ishte në tabloidë. Kështu që ndalova së shkuari në terapi dhe fillova të shkoja në palestër. Kisha nevojë për një lloj lehtësimi, por nuk i besoja më askujt tjetër. Vendi ku ndihesha më e sigurt ishte palestra", tha Kardashian. /Telegrafi/