Khloe Kardashian ka shpallur një tjetër aventurë të re në karrierën e saj, këtë herë në botën e podkasteve.

Superylli 40-vjeçar ka njoftuar se do të startojë podcast-in e saj të ri të titulluar “Khloe In Wonder Land”, që do të nisë më 8 janar 2025 në X, platforma që është në pronësi të Elon Musk.


Ajo e përshkroi këtë si një mundësi për të eksploruar tema të fuqishme si dashuria, shërimi dhe lumturia, duke ftuar personalitete të njohura si Scott Disick, Jay Shetty dhe Mel Robbins, shkruan DailyMail.

93211913 14199401 Khloe Kardashian has a new side job She already is a reality TV  a 70 1734390777239

Ky podcast do të përfshijë biseda javore dhe do të ofrojë një ekskluzivitet 24-orësh në X para se të bëhet i disponueshëm në platforma të tjera.

Ndërkohë, Khloe ka qenë shumë e zënë këtë vit, duke lançuar aromën e saj të parë, XO Khloe, e cila do të jetë në dispozicion për blerje në Harrods dhe UltaBeauty në muajt në vijim.

93211915 14199401 And on Monday she told The Hollywood Reporter what the name of t a 67 1734390777213

Përveç kësaj, Khloe mbikëqyr markën e veshjeve ‘Good American’ dhe ka një bashkëpunim me Fabletics.

Ajo gjithashtu ka shpallur plane për të zhvilluar më shumë produkte, duke përfshirë parfume dhe produkte për trupin, përmes dy markave tregtare të regjistruara më 2024.

Në këtë periudhë, Khloe po krijon një ndikim të madh në industrinë e modës dhe bukurisë, duke e shfrytëzuar platformën e saj për të eksploruar projekte të reja dhe për të ndarë pasionet e saj me ndjekësit. /Telegrafi/

93211917 14199401  I m so excited to partner with X for this incredible journey It a 66 1734390777209

93211919 14199401  This podcast will allow me to explore so many powerful topics l a 68 1734390777238

91954667 14199401 She also has a new fragrance called Khloe XO a 69 1734390777239