LAJMI I FUNDIT:

Khephren Thuram flet për transferimin në Serie A: Më bindi babai, Juventusi klubi më i madh në Itali

Khephren Thuram flet për transferimin në Serie A: Më bindi babai, Juventusi klubi më i madh në Itali

Khephren Thuram është transferimi më i fundit i gjigantit italian Juventusi.

Një ëndërr e realizuar edhe për legjendën e futbollit francez Lilian Thuram, pasi djali i madh shkoi te rivalët e Interit një vit më parë.

Zonja e Vjetër transferoi mesfushorin e talentuar nga Nice, derisa vet lojtari ka thënë se ka qenë ëndërr e tij qysh nga fëmijëria për të luajtur për bardhezinjtë.


“Është shumë bukur të jesh këtu, ëndërroja që i vogël të vija një ditë te Juventusi. Jam shumë i emocionuar. E mbaj mend mirë kur babai im luante në ‘Delle Alpi’”.

“Mbaj mend edhe Ibrahimovic, një futbollist i madh për mua. Zlatan ishte më i miri në botë kur isha i vogël. Më kujtohen edhe momentet me vëllanë, shkonim në shkollë së bashku”, tha Thuram.

Ai tregoi edhe fjalët që i tha babai i tij Lilian Thuram për transferimin te Juventusi.

“Që është klubi më i madh në Itali dhe një nga klubet më të mëdha në botë. Gjithashtu më tha se kur je pjesë e Juves luan gjithmonë për të fituar”.

“Sigurisht që nuk mund të refuzosh kur të kërkon Juventusi. Unë jam një mesfushor që më pëlqen të mbroj, por edhe të marr topin e të nisem përpara në sulm. Më pëlqen të zbres në fushë me shokët e mi për të fituar”, deklaroi Khephren Thuram. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori