KFOR-i organizon pritje madhështore Majlindës

Komanda e KFOR-it italian në Pejë i ka bërë pritje madhështore Majlinda Kelmendit, e cila e fitoi medaljen e artë në ‘Rio 2016’ dhe trajnerit të saj, Driton Kuka
“Komanda e KFOR-it në Pejë e komanduar nga Italia, organizoi pritje madhështore për Kampionen Olimpike ani pse në finale Majlinda mposhti bashkëvendësen e tyre”, ka shkruar Kuka në Facebook.
“Ju falënderuam forcave të KFOR-it për kontributin e tyre për shtetin tonë! Grazie Colonnello Giovanni Giagheddu”, ka përfunduar Kuka.
Xhudisja kosovare ishte mirëpritur prej institucioneve shtetërore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, 'Adem Jashari'.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































