LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i dhuron instrumente muzikore në shkollën “Halit Kasapolli” në Pejë

KFOR-i dhuron instrumente muzikore në shkollën “Halit Kasapolli” në Pejë

Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it i ka dhuruar instrumente muzikore shkollës se muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë.

Bëhet fjalë për një program ndërkulturor të promovuar nga KFOR-i, i realizuar nga specialistët e bashkëpunimit civilo-ushtarak të Komandës Rajonale Perëndim për të inkurajuar arsimimin e të rinjve vendas, të përkatësisë etnike shqiptare, serbe, rome dhe ashkali, në fushën e muzikës.

“Në ceremoninë e dorëzimit të pianos elektrike, komandanti i RC-W, kolonel Ivano Marotta, i Ushtrisë Italiane theksoi rëndësinë e punës dhe investimit në kulturë në edukimin e gjeneratave të reja, veçanërisht në një rajon multikulturor siç është Kosova, ku bashkëjetojnë fetë, grupet etnike dhe traditat e ndryshme. Në këtë kontekst, diversiteti duhet të perceptohet si një vlerë e shtuar”, thuhet në njoftim.


Për më tepër, shkolla e muzikës së Pejës kishte performuar në kampin “Villaggio Italia” me rastin e festave të Krishtlindjeve, duke dëshmuar se sinergjia e RC-W me sektorin arsimor dhe institucionet vendore është solide dhe paraqet një dëshmi të prekshme të osmozës së KFOR-it me komunitetin lokal.

Misioni i udhëhequr nga NATO KFOR vepron sipas Rezolutës e1244 të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 dhe përbëhet nga 27 vende, ndër të cilat Italia është vendi më i madh kontribues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Lajme
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Kronika e Zezë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Kalo në kategori