Këtu mund të gjeni tekstet shkollore të shtëpisë botuese "Dukagjini"

Shtatori po afrohet dhe bashkë me të po hapen dhe shkollat duke i bërë përgatitjet e tyre të fundit.
Prandaj, Dukagjini Publishing House njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore në tri pikat e tyre të shitjes.
Tani, ju mund t'i gjeni këto tekste në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë, me orare të përshtatshme për të plotësuar nevojat e çdo lexuesi.
Tekstet e shtëpisë botuese “Dukagjini” i gjeni në:- Libraria "Dukagjini" - Sheshi "Nënë Tereza"
E vendosur në zemër të kryeqytetit, me orar të zgjatur nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 deri në 20:00, dhe të shtunave dhe të dielave nga ora 10:00 deri në 19:00, kjo librari ju mundëson të vizitoni dhe të blini në kohën që ju përshtatet më mirë.
- "Dukagjini Center"- Lakrishtë
Për ata që ndodhen më afër lagjes Lakrishtë, "Dukagjini Center" është pika e dytë ku mund të gjeni të gjitha tekstet e dëshiruara. Orari i punës është gjithashtu i përshtatshëm, nga e hëna në të premte nga ora 9:00 deri në 19:00, dhe të shtunave dhe të dielave nga ora 10:00 deri në 19:00.
Po ashtu, ju mund t'i merrni librat shkollor për vitin shkollor 2024/25 në Dukagjini Center me parking FALAS gjatë orarit të punës!
- Parkohu në katin -1 gjatë këtyre orëve: - E hënë - e premte, 9:00 deri 19:00 - E shtunë - e diel, 10:00 deri 19:00
- Librarina "Dukagjini" - Prishtina Mall
Për adhuruesit e leximit që pëlqejnë të vizitojnë qendrat tregtare, Libraria “Dukagjini” në Prishtina Mall është hapur për ju nga e hëna deri të dielën nga ora 10:00 deri në 22:00. Ky orar i zgjatur ofron një fleksibilitet të jashtëzakonshëm për të blerë libra pas një dite të ngarkuar pune ose për një shëtitje relaksuese gjatë fundjavës.

















































