Nuk është e lehtë të gjesh stilin ideal të flokëve, aq më parë që trendët ndryshojnë pothuajse çdo sezon

Flokët megjithatë nuk janë diçka që femrat heqin dorë lehtë, mirëpo shumica nuk dëshirojnë që të eksperimentojnë shumë me stile.


Mirëpo, fatmirësisht, disa stile flokësh kurrë nuk do të dalin nga moda dhe me to thjesht nuk mund të gaboni, transmeton Telegrafi.

Të shkurtër dhe të ëmbël

1 17

Flokët e shkurtër me ndarja anash sipas shembullit të Michelle Williamsit është klasikë që nuk i shkel koha. Në flokët sapo të lara dhe të njoma qitni sprej apo shkumë për formësim dhe lini që të thahen natyrshëm. Për dukje pak më glamuroze mundeni t’i thani edhe me ndihmën e brushës së lëmuare cila do t’ia shtojë shkëlqimin.

Balluket e sofistikuara

2 6

Kush merr guximin që në flokët e gjatë të rrafshët të shkurtojë balluke do të ketë dukje glamuroze, bash si sikur Taylor Swift, e cila me këtë veprim dukjes së vet rinore i ka dhënë pak glamur.

Të bukura me ndarje

4 2

li bob i cili rrumbullakon fytyrën dhe me tallaze të lehta nxjerr në pah bukurinë, sikur aktorja Cameron Diaz, është klasikë me të cilën nuk do të jeni jashtë mode.

Tokëza të mëdha

f

Flokë të bujshme dhe tokëza të mëdha, më së shumti i preferon Jennifer Lopez madje me arsye sepse jep dukje joshëse dhe linjë të theksuar.

Ndarje e përsosur

5 1

Stili i shkurtër i flokëve sipas modelit të Halle Berryt, është e parezistueshme posaçërisht për vajzat të cilat kanë fytyrë në formën e zemrës.

Vëllimi i dozuar

6 1

Tallazet e lehta janë zgjedhje e shpeshtë e Kate Middletonit, mirëpo shkëlqyeshëm i shkojnë edhe me fustane glamuroze çfarë vesh në ngjarje solemne, por edhe për kombinime më komode dhe ngjarje të ndryshme humanitare.

Fantazia e lëmuar

7 1

Flokët e lëmuara e të rrafshëta me ndarje në mes apo paksa anash, është stil i cili nuk del jashtë modës të cilën e preferon Gwyneth Paltrow.

Vëllimi në katror

8

Pa marrë parasysh trendët me kaçurrela të bujshme kurrë, madje kurrë nuk do të gaboni. Bash sikur Shakira.

Stili i shkallëzuar

9

Stilin e popullarizuar “Rachel” të cilin e ka bërë të famshëm Jennifer Aniston, e preferojnë shumë femra. Fatmirësisht, me pak përdorim të tharëses së flokëve, hekurit dhe brushave të rrumbullakëta lehtë mund t’i mirëmbani.

Balluket e parezistueshme

katie holmes bob haircut inspirational pageboy haircut katie holmes bob haircuts back view katie holmes of kati

Balluke, sikur ato të cilat i ka bartur Katie Holmes, mbase kërkon më shumë angazhim, mirëpo rezultati është flokë të parezistueshme të lëmuara. /Telegrafi/