Këto katër modele flokësh do të dominojnë këtë vit: Pamja natyrale e flokëve sërish është kthyer në modë

Sa i përket gjatësisë së flokëve, ajo do të jetë nga më e shkurtra te më e gjata
Fillimi i vitit të ri do të shënohet nga balluke të lehta, tekstura natyrale dhe stile praktike, transmeton Telegrafi.
Sipas atyre që merren me këtë fushë të modës, më të popullarizuarat do të jenë katër modele flokësh, të cilat janë të lehta për t'u mbajtur.
1. Bob francez
Bobi francez me balluke u përshtatet shumë llojeve të fytyrave, por edhe flokëve. Nëse doni të theksoni volumin, ndani balluket që dallojnë vetëm për disa nuanca.
Sivjet në modë do të jetë edhe ky model flokësh – flokë të gjatë me balluke të valëvitura që duken natyrale.
Në modë do të jenë edhe modelimet romantike me gjatësi mesatare me ndarje në mes.
Flokët më të shkurtër me pjesën e përparme të ngritur janë një tjetër model flokësh që do të jetë një hit absolut këtë vit. Ky stil “hap” në mënyrë të përsosur fytyrën dhe nxjerr në pah sytë.






































