LAJMI I FUNDIT:

Këto janë ushqimet e shëndetëshme që forcojnë imunitetin

Këto janë ushqimet e shëndetëshme që forcojnë imunitetin

Që të keni një sistem të fortë të imunitetit do të thotë se jeni të shëndetshëm. Aq të shëndetshëm sa që as kushtet klimatike e as rrethanat e papërshtatshme të mos arrijnë t’iu rrëzojnë në dy gjunjët. Për ta arritur këtë ju duhet të konsumoni pemë dhe perime.

Ja disa nga to:

Hudhra


Hudhra është njëra ndër bimët kryesore e cila përmban allicinë. Allicina e promovon aktivitetin e rruazave të bardha të gjakut për të shkatërruar viruset e gripit dhe të ftohtit. Gjithashtu, stimulon qelizat e tjera imune, të cilat luftojnë bakteret virale dhe infeksionet bakteriale. Hudhra eliminon afër 100 për qind efektivitetin e të ashtuquajturit Rhinovirus të njeriut, i cili shkakton ftohjet, gripin dhe viruset e frymëmarrjes.

Për shkak se allicina largohet kur prehet, përtypet apo shtypet, hudhrën tuaj shtypeni dhe lini të qëndrojë ashtu për dhjetë minuta e më pas gatuajeni. Mund ta hidhni në ushqime siç është supa, apo përtypeni me pak ujë. Për të pasur një shije të ëmbël hidheni në mjaltë dhe pastaj përtypeni menjëherë.

Qepët

Qepët, ashtu si hudhrat përmbajnë alicinë. Gjithashtu, përmbajnë kuercetin, një vlerë ushqyese që thyen mukozën në kokën dhe gjoksin tuaj, dhe bën rritjen e sistemit tuaj imunitar. Përveç kësaj, djegësira e qepëve rrit qarkullimin e gjakut dhe iu bën që të djersitni, gjë kjo e cila është e dobishme gjatë motit të ftohtë për të ndihmuar në parandalimin e infeksioneve. Konsumimi i qepëve të papërpunuara brenda pak orësh nga simptomat e para të një të ftohti apo gripi prodhon një efekt të fortë imunitar.

T’i shtoni qepë supës tuaj të preferuar është një mënyrë e mirë për t’i konsumuar. Gjithashtu, mund të tingëllojë pak e çuditshme, por duke vendosur një gjysmë qepe në dhomën e gjumit, mund të pakësohen simptomat e të ftohurit tuaj.

Xhenxhefili

Përdorimi i xhenxhefilit i largon ethet, shëron fytin e lënduar dhe inkurajon kollitjen për të hequr gjërat e dëmshme nga gjoksi. Ai përdoret edhe si antipezmatues, si dhe stimulon qarkullimin e gj akut dhe hap sinuset tuaja. Përmirësimi i qarkullimit do të thotë më shumë oksigjen është duke arritur në indet tuaja për të ndihmuar largimin e helmeve dhe viruseve.

Hulumtimet kanë treguar se xhenxhefili mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e gripit. Po ashtu, është shumë i dobishëm për dhimbjet e stomakut, shërben kundër vjellës dhe parandalon dhimbjen e kokës.

Kanella

Në familjen e kanellës bëjnë pjesë kryesisht specat djegës, të cilët përmbajnë kapsikum, një burim i vitaminës C, i cili forcon sistemin tuaj imunitar për të luftuar të ftohtit dhe gripin. Këtë e bën duke rritur prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, pastruar ato dhe larguar helmet.

Sa më e freskët kanella, aq më efektive është. Por, gjithashtu sa më e freskët, aq më djegëse prandaj kujdes me zgjedhjen tuaj.

Kungulli

Kungulli është një burim i vitaminës C dhe karotenës. Kjo përbërje zvogëlon rreziku n nga kanceri, mbron sytë dhe lëkurën nga efektet e rrezeve ultraviolete dhe mbron nga sëmundjet e zemrës.

Sallata e gjelbër

Sikur çdo lloj tjetër i sallatës edhe sallata e gjelbër është e pajisur me një dozë të mirë të vitaminës E. Kjo ndikon në rritjen e prodhimit të qelizave B, të cilat i mbytin bakteret e dëmshme. Sido që ta hani, ju do të përfitoni shumë nga ajo.

Portokalli dhe limoni

Të pajisur me vitaminë C, portokalli, limoni, grejpfruti, ndihmojnë në rritjen e rezistencës së trupit tuaj ndaj faktorëve të dëmshëm.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër është një burim mjaft i fuqishëm i antioksidantëve. Këta të fundit mund të shkatërrojnë formimin e viruseve të ftohjes.

Sapo të ndiheni keq, mjafton ta pini një çaj të gjelbër për t’u rikthyer në jetë.

Supa e pulës

Supa e pulës ka një efekt shërues të mrekullueshëm i cili shërben për forcimin e imunitetit tuaj. Gjithashtu, përmban enzima dhe baktere të dobishme të cilat luftojnë infeksionin dhe i mbajnë qelizat tuaja të shëndosha.

Kërpudhat

Për shekuj të tërë, njerëzit nga e gjithë bota i kanë përdorur kërpudhat për të pasur një sistem të shëndetshëm imunitar. Ato e rritin përdorimin e rruazave të bardha të gjakut duke i bërë ato më të forta. Kjo shërben sidomos kur keni infeksione.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori