Tragjedia e Orlandos është me rënda, por jo e vetmja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ja vrasjet masive nga 1999 dhe deri sot.
Tragjedia në lokalin e homoseksualëve në Orlando të Floridas është më e rënda sa i përket numrit të viktimave në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nuk është e vetmja. Në fakt nga viti 1999 deri sot ka pasur një numër të madh masakrash që kanë tronditur botën.
20 prill 1999: Eric Harris 18 vjeç dhe Dylan Klebold 17 vjeç, nxënës të shkollës së mesme Columbine në Denver të Kolorados hapin zjarr dhe vrasin 12 moshatarë të tyre dhe një mësues. Më pas vrasin edhe veten.
21 mars 2005, masakër në Minesota: Një 16 vjeçar vret rojën dhe pastaj hap zjarr mbi shokët e klasës dhe mësuesit në liceun Red Lake High School, në Minnesota. Adoleshenti vret 6 persona, plagos 14 të tjerë dhe në fund vret veten. Para se të kryejë masakrën, djali kishte vrarë gjyshin dhe partneren e tij.
2 tetor 2006: Një burrë merr peng disa nxënës të shkollës Nickel Mines në Pennsilvani. Pasi liron djemtë, lidh vajzat me pranga dhe litarë dhe vret 5 prej tyre. Në fund vetëvritet.
17 prill 2007, tragjedi në Virxhinia: Një student 23 vjeç me origjinë koreane hap zjarr në dy zona të ndryshme të kampusit universitar Virginia Tech, duke vrarë 2 persona në konvikt dhe 30 të tjerë gjatë një ore leksioni.
14 shkurt 2008, zjarr në Universitetin e Ilinois: Një ish-student vret me çifte 5 persona dhe plagos 15 të tjerë. Më pas vret veten.
3 prill 2009: Një 42-vjeçar me origjinë nga Vietnami hap zjarr në një qendër pritëse për emigrantë në Binghamton, 200 kilometër nga New York. Bilanci: 13 të vdekur.
5 nëntor 2009, përgjaket Fort Hood: Një ushtar amerikan me origjinë palestineze hap zjarr në bazën amerikane të Fort Hood në Teksas: 13 të vdekur, 42 të plagosur.
24 dhjetor 2009, terror në Krishtlindje: Një person i veshur si babagjyshi i vitit të ri hyn i armatosur në një shtëpi në Covina, 40 kilometër nga Los Angelos ku po festohej vigjilja e lindjes së Krishtit – vret 9 persona.
8 dhjetor 2011: Goditet sërish kampusi universitar Virgina Tech, kësaj radhe me dy viktima. Një roje dhe vetëvrasësi.
2 prill 2012, përgjaket California: Një ish student hyn në një sallë në Oykos University, në Kaliforni. 6 të vdekur tre të plagosur.
20 korrik 2012: Premiera botërore e filmit “Batman”. The Dark Knight Rises shndërrohet në një tragjedi. Një 24- vjeçar i veshur me maskë anti-gaz duke imituar një prej personazheve të filmit hyn në një kinema në lagjen Aurora të Denverit në Kolorado dhe me një çifte vret 12 persona, mes të cilëve edhe fëmijë – plagos 70 të tjerë.
14 dhjetor 2012, masakra e fëmijëve në Sandy Hook: Një 20 vjeçar, Adam Lanza, hynë në shkollën fillore të Newtown Konetika dhe vret 20 fëmijë dhe 6 të rritur.
27 korrik 2013, të shtëna në Florida: Një burrë me origjinë kubane hyn në një apartament në Majami dhe vret 6 persona.
2 dhjetor 2015, masakër në San Bernardino: Një sulm terrorist në një qendër për persona me aftësi të kufizuara në Kaliforni ku mbetën të vrarë 14 persona dhe 22 të tjerë u plagosën. Dy vrasësit, burrë e grua dhe militantë të Shtetit Islamik u vranë nga policia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania