Volkswagen do të prezantojë muajin e ardhshëm konceptin e modelit elektrik fillestar, i cili pritet të hyjë në prodhim në vitin 2027.
Me këtë model, Volkswagen synon të ulë kostot dhe të ofrojë një veturë që do të tërheqë një audiencë të gjerë. Megjithatë, kompania aktualisht po e mban projektin mjaft sekret.
Volkswagen ka konfirmuar se modeli i ri fillestar do të prodhohet në Evropë dhe është krijuar posaçërisht për tregun evropian, me një çmim të synuar prej 20 mijë eurosh.
Koncepti do të quhet Volkswagen ID. Every1, duke reflektuar strategjinë e kompanisë për ta bërë elektromobilitetin të qasshëm për të gjithë.
Ky automjet i vogël elektrik do të bazohet në një version të përmirësuar të platformës MEB, e cila përdoret në modelet aktuale elektrike të Volkswagenit.
Duke pasur parasysh që ID. 2all – një tjetër koncept i Volkswagen – ka një gjatësi prej 405 cm, mund të supozojmë se ID. Every1 do të jetë edhe më kompakt. Për krahasim, Volkswagen e-Up, një nga modelet e vogla elektrike të markës, ishte vetëm 3.5 metra i gjatë.
Për të kompensuar përmasat e vogla, Volkswagen duhet të jetë kreativ në organizimin e hapësirës. Heqja e motorëve të mëdhenj me djegie të brendshme dhe sistemeve ndihmëse të tyre do ta lehtësojë këtë detyrë.
Sa i përket dizajnit, skicat e publikuara tregojnë një automjet kompakt dhe funksional.
Mbetet për t’u parë nëse Volkswagen ID. Every1 do të arrijë të justifikojë emrin e tij dhe të bëhet një model i rëndësishëm për të ardhmen e Volkswagen-it në tregun e veturave elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vetura që humb 73 për qind të vlerës së saj pas vetëm pesë vitesh

Një nga shenjat më të vjetra të trafikut në Gjermani - a e dini funksionin e këtij shiriti të kuq?

BYD ka tejkaluar Tesla: Ka një karikues që është katër herë më i shpejtë se Supercharger

Pezullimi i lejes së drejtimit për shkelje do të jetë i vlefshëm në të gjithë BE-në

Gjermania kundërshton tarifat e Trumpit ndaj veturave: Nuk do të dorëzohemi

Honda provon qëndrueshmërinë e automjeteve të saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata