Të gjithë kanë frikë nga diçka, qoftë merimangë apo kloun. Por, ka të tillë, që frika apo iu vie nga gjëra të pazakonta. Për më keq, kur kjo frikë bëhet fobi.
Dallimi mes frikës dhe fobisë, është se tek jo e fundit, njerëzit shkojnë në përpjekje dëshpëruese, që ta evitojnë përballjen me të.
Këto janë disa nga rastet për të pazakonta dhe të çuditshme të fobive.
Ablutophobia, fobia e të bërit dush
Kjo është një fobi bizare, nga bërja dush dhe pastrimi. Shfaqet në fëmijëri, kur të vegjlit kanë frikë nga uji dhe shapo që hyn në sy. Është interesante, se kjo shfaqet më shumë te vajzat se te meshkujt.
Me rritjen e individit, kjo fobi hiqet, por ka të tillë që e kanë dhe për ta, një dush i ngrohtë është një makth.
Borophobia, frika nga graviteti
Ka dy lloje personash, që vuajnë nga kjo gjendje. Te parët janë ata që mendojnë se gravitetin mund t’i mbysë duke i ngufatu, si dhe grupi tjetër që mendojnë se graviteti mund të zhduket, duke i lënë të shkëputur nga toka, transmeton Telegrafi.
Cherophobia, frika nga lumturia
Kjo fobi i prekë zakonisht njerëzit që kanë përjetuar një gëzim, por më pas janë mërzitur shumë dhe janë dëshpëruar. Tek ata, ndjenja e lumturisë është e shkurtër dhe e frikshme, meqë mendojnë se menjëherë mund të vinë momentet e dëshpërimit.
Gephyrophobia, frika nga urat
Ata që vuajnë nga kjo gjendje, i evitojnë kalimet nëpër ura, duke bërë xhiro të mëdha, vetëm që të mos bien në kontakt me kalimin nëpër këto struktura.
Shumica e tyre frikësohen, se mos ura shembet ndërsa ata kalojnë, por ka të tillë që mendojë se mund të rrëzohen papritmas nga ura.
Globophobia, frika nga balonat
Frika nga balonat ndahet në dy grupe, tek ata që nuk e duan një balon, sepse nuk ju pëlqen dhe të tjerët që frikësohen nga krisma që lëshon balona nëse shpërthehet. Këta njerëz i evitojnë organizimet e ndryshme, ku ka balona, siç janë ditëlindjet apo festimet për fundvit.
Koumpounophobia, frika nga pullat dhe butonat
Është fobi e rrallë, por ja që ekziston. Ata që vuajnë nga kjo gjendje, kanë frikë nga butonat në pajisjet teknologjike, por edhe pullat në rrobe. Nuk dihet se si shkaktohet kjo fobi, por zhvillimi i hovshëm i teknologjisë, besohet të jetë fajtor. Ka të tillë që frikësohen nga butonat, pasi si fëmijë e kanë përpirë ndonjë pullë.
Turophobia, frika nga djathi
Kjo mund të jetë frika më e çuditshme që ekziston, meqë djathi është gjithkund afër nesh dhe nuk përbën ndonjë rrezik. Megjithatë, ka të tillë që i frikëson djathi. Madje, sipas atyre që e vuajnë këtë fobi, nuk guxojnë as ta shikojnë në dyqan, e as që bëhet fjalë në ju vihet në tavolinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian