Të prishura, të pashtruara, si dhe me urë të dëmtuar, janë disa rrugë të Prishtinës. Këto rrugë rezultojnë të jenë në këtë gjendje me muaj të tërë, ku si të tilla paraqesin rrezik sidomos për vozitësit.

Në shumë rrugë të Prishtinës ka pika të konfliktit, në të cilat ndodhin edhe aksidente të shpeshta. Duke qenë kështu, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, të specializimit Komunikacion dhe Infrastrukturë, në UBT, kanë vizituar këto rrugë.


32655126 1851375861580343 1873498411353767936 n

Si vend të rrezikshëm për qarkullim të automjeteve të transportit të mallrave është konsideruar rruga nacionale, N2, si dhe rruga regjionale Fushë Kosovë – Prishtinë. Nga studentët doli ky përfundim pasi që lartësia e automjeteve është mbi 4.50m, ndërsa ura shihet qartë që është e dëmtuar.

32670649 1851375841580345 3224548745894952960 n 1

Kjo rrugë i plotëson kushtet që të konsiderohet një vend i rrezikshëm për shkak të ngarkesës së rrugës, formës gjeometrike të saj dhe kahjeve të lëvizjes së automjeteve.

32683926 1851375911580338 248351510319071232 n

Një vend i tillë është edhe kryqëzimi i rrugës “Agim Ramadani” dhe “Fehmi Lladrovci “, afër Fakultetit Teknik, është konsideruar vend i rrezikshëm. Në ketë kryqëzim të rrugës, fazat në semaforë krijojnë pikë konflikti, që në realitet, e shndërron këtë kryqëzim të rrugës në një vend të rrezikshëm.

32693275 1851375854913677 599823141010669568 n

Vizita studimore në rrugët e Prishtinës është realizuar në mënyrë që studentët të shohin problemet në praktikë dhe të mësohen të identifikojnë pikat e konfliktit, të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë për drejtuesit e automjeteve, por edhe të merren masat parandaluese për eliminimin e këtyre vendeve të rrezikshme përmes metodës “Dritarja e rrëshqitshme”, duke marrë një segment rrugor në gjatësi prej 300m, ku kanë ndodhur dy e ma shumë aksidente. /Telegrafi/

32814923 1851375858247010 145867886919942144 n