LAJMI I FUNDIT:

Këto janë racat më të rrezikshme të qenve (FOTO)

Këto janë racat më të rrezikshme të qenve (FOTO)

Qentë me të vërtetë që janë shokët e ngushtë të njeriut.

Por, ka shumë raca të qenve të cilët janë më të rrezikshëm sesa qentë e zakonshëm.

Sidoqoftë, shumë nga këta qen, të cilët thuhet se janë të rrezikshëm, nuk e sulmojnë një njeri pa u ndjerë të provokuar, ose edhe si pasoj e trajnimit të dobët, transmeton Telegrafi.


Tosa Inu

Ky qen gjigant mund të peshoj deri në 100kg dhe arrin gjatësinë deri në 81 cm.

I lindur për të qenë qen luftarak, prandaj edhe konsiderohet si një ndër qentë më të rrezikshëm në botë.

American Bandogge

Racë e përzier e American Pit Bull Terrier dhe Neapolitan Mastiff, ky është një qen i fuqishëm. Shumë njerëz, këtë racë të qenit e përdorin për ndeshje të qenve, transmeton Telegrafi.

Cane Corso

Qen me muskuj që arrin peshën deri në 60 kg. Ky lloj i qenit është përdorur në luftërat romake.

Rottweiler

Racë e fuqishme, mirëpo sjellja e rrezikshme mund të jetë si rezultat i abuzimit, neglizhencës apo mungesës së trajnimit. Forca e tij asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar!

German Shepherd

Këta njihen si qen inteligjent, vigjilent dhe pa frikë, e që zakonisht përdoren për njësitet K-9. Sidoqoftë, kur nuk trajnohen mund të jenë shumë të rrezikshëm.

Pitbull

Pitbulli njihet si qen luftarak dhe konsiderohet qeni më i rrezikshëm në SHBA.

Veç kësaj, duhet cekur se kjo racë edhe në Kosovë përdoret shumë për ndeshje të qenve, të cilat janë edhe abuzim i kafshëve. /Telegrafi/