LAJMI I FUNDIT:

Këto janë 16 skuadrat që kanë siguruar plasmanin në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Këto janë 16 skuadrat që kanë siguruar plasmanin në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Sot janë zhvilluar pesë ndeshjet e tjera të 1/16 së finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Drita ka hasur vështirësi në përballje me skuadrën e parafundit në renditjen e Grupit A në Ligën e Parë, Drenasin, duke e eliminuar vetëm pas vazhdimeve. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 0:0, edhe pse skuadra nga Drenasi luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 77-të. Megjithatë, në vazhdime përcaktues ishte Hamdi Namani, i cili realizoi golin e fitores dhe të kualifikimit tutje për Dritën.

E në 1/8 e finales janë kualifikuar edhe Dukagjini, që e mposhti Lirinë si mysafir, Arbëria që u tregua bindëse në duel me Vitinë dhe Ferizaj, që pas vazhdimeve fitoi bindshëm ndaj Flamurtarit.


Nëntë skuadra nga Superliga e Kosovës janë kualifikuar, derisa vetëm Feronikeli nuk ia doli një gjëje të tillë.

Ndërkohë nga Liga e Parë në raundin tjetër janë kualifikuar Ramiz Sadiku, Fushë Kosova, 2 Korriku, Onix, Arbëria e Ferizaj, derisa nga Liga e Dytë është kualifikuar vetëm KEK-u. /Telegrafi/

Rezultatet komplete të 1/16 së finales në Kupën e Kosovës:

Ramiz Sadiku – Vushtrria 1:1, pas vazhdimeve 2:1
Feronikeli – Fushë Kosova 0:0 në vazhdime 0:0, pas penalltive 1:4
A&N – Gjilani 0:1
Drenica – Vllaznia 3:1
Besa – Prishtina 0:4
Malisheva – Istogu 1:0
Ulpiana – Vëllaznimi 3:0
Rahoveci – Ballkani 1:3
Trepça’89 – 2 Korriku 2:2, pas vazhdimeve 2:2, pas penalltive 3:4
Llapi – Kika 2:1
Prizreni – Onix 1:5
Drita – Drenasi 0:0, pas vazhdimeve 1:0
Liria – Dukagjini 2:4
Arbëria – Vitia 4:0
KEK-u – Trepça 1:0
Flamurtari – Ferizaj 0:0, pas vazhdimeve 0:3

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

NBA
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori