Me disa prej këtyre jahteve luksoze shëtitin miliarderët e famshëm të botës, kurse në disa tjera pritet të hipin pronarët që i kanë porositur dhe që tashmë u janë prezantuar dizajnet në letër, transmeton Telegrafi.
Këto janë jahtet më luksoze në botë:
“Silver Fast”
Këtë jaht e ka ndërtuar kompania “Silveryatchts”, dhe besohet se mund të udhëtojë mbi 100.000 milje pa patur nevojë të mbush rezervuarin. Ky jaht do të kushtojë 90 milionë dollar dhe do të ketë nëntë kabina, kinema, xhakuzi dhe shumë sende tjera…
“Galactica star”
Me këtë lloj të jahtit ka udhëtuar Beyonce Knowles dhe Jay-Z. Çifti bashkëshortor e kishin marrë me qira këtë jaht nga një nigerian i pasur.
Ky jaht kushton rreth 73 milionë dollarë dhe mund të pranojë deri në 12 mysafir. Jahti posedon xhakuzi, heliodrom dhe gjashtë kabina. Ky jaht është ndërtuar nga kompania “Hessen Yachts”.
Kjo kompani deri më tani ka arritur të ndërtojë jahtin më luksoz të cilin e ka quajtur “Galactica Super Nova design”.
“Galactica Super Nova design”
Ky jaht posedon kinema dhe pishinë në ambient të hapur.
“Moonstone”
Kompanitë “Oceanco” dhe “VanGeest”, qëndron prapa jahtit të gjatë 90 metra në të cilin mund të qëndrojnë 12 mysafirë. Në këtë jaht gjendet heliodromi, palestra për fitnes, xhakuzi dhe kinemaja.
Ajo çfarë e bën unik këtë jaht është ndriçimi që krijon një “light show” gjatë lundrimit natën. Në pjesët anësore janë të vendosura led dritat që krijojnë figura interesante, transmeton Telegrafi.
“Zaha Hadid”
Zaha Hadid, arkitektja dhe dizajnerja e famshme, ka projektuar këtë jaht të cilin është duke e ndërtuar kompania gjermane Blohm+Voss që merret me ndërtimin e anijeve.
“Mercedes”
Kompania “Mercedes Benz” ka bashkuar forcat me kompaninë që merret me ndërtimin e anijeve “Silver Arrow Marine”, për të krijuar dhjetë jahte ku secila prej tyre mund të pranojë nga 10 mysafirë. Çmimi i një jahti të tillë pritet të kushtojë 1.7 milion dollarë.
“Octopus”
Këtë jaht e posedon bashkëthemeluesi i kompanisë “Microsoft”, Pol Alen. Ajo kushton rreth 200 milionë dollarë. Jahti posedon 41 kabina, pishinë, dy helikopterë dhe fushë basketbolli.
“Fisker 50”
Dizajneri i veturave Henrik Fisker, ka dizajnuar jahtin që pritet të lundroj pas dy viteve, dhe do të kushtojë 37 milionë dollarë. Jahti posedon shtatë kabina të mëdha për 12 udhëtarë.
“Ascendance”
Andy Vo ka dizajnuar këtë jaht deri në fund të muajit. Jahti posedon tetë kabina, mini-bar, dhe një ujëvarë, kurse është e gjatë 110 metra. Ajo ka edhe palestër fitnesi dhe hapësirën për meditim.
“Stiletto”
Kompania “OceanCo” ka dizajnuar jahtin që do të ketë një ashensor të punuar nga xhami, kabinën VIP dhe palestrën për fitnes… Gjithashtu do të ketë dy pishina, ku njëri prej tyre do të ketë edhe një ujëvarë.
“Shaddai”
Ky jaht ka një pamje unike dhe është dizajnuar nga Gabriel Teruci. Në të gjendet një pishinë e madhe, akuarium, kuzhinë gjigante dhe kabina luksoze.
Sunseeker 95″
Ky jaht është më i vogli në mesin e jahteve në këtë listë, por është tejet luksoze dhe ofron komfor. Jahti posedon bar dhe xhakuzi.
Eclipse”
Jahti që është në pronësi të manjatit rus Roman Abramovich kushton plotë 500 milionë dollarë. Brenda këtij jahti është një disko klub, disa xhakuzi dhe dy heliodrom. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

Mercedes: Ekranet e mëdha nuk e përcaktojnë nëse një veturë është luksoze

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Veturat do të jenë edhe më të sigurta, po vjen një airbag për shputat e këmbëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri