Këto janë 12 statistikat që duhet të dini para sfidës mes Liverpoolit dhe Man United

Dy rivalët e vjetër anglez, Liverpool dhe Manchester United do të takohen në “Anfield” për të zhvilluar ndeshjen e cila është e vlefshme për xhiron e 17-të të elitës së futbollit anglez.
Në pesë ndeshjet e fundit, Liverpooli ka katër fitore dhe një barazim, ndërsa Manchester United ka tri fitore dhe dy humbje.
Liverpooli është në pozitën e parë në tabelë me 37 pikë, ndërkaq Manchester United ka dhjetë më pak dhe mban pozitën e shtatë.
Këto janë 12 statistikat në favor të Liverpoolit që duhet të dini, para fillimit të këtij takimi:
1/Në ndeshjen e fundit mes këtyre dy ekipeve, Liverpooli fitoi me rezultat 7-0 që njëherësh ishte fitorja më e thellë ndonjëherë nga ndonjëra prej këtyre dy skuadrave në histori të kësaj përballjeje.
2/Në rast se Liverpooli gjen golin në këtë takim, atëherë do të thoshte se ata tashmë kanë shënuar në 35 ndeshje radhazi në të gjitha garat duke vendosur një rekord të ri për klubin.
3/Ky do të jetë takimi numër 212 mes këtyre dy skuadrave në të gjitha garat dhe numër 181 në kuadër të ligës.
4/Liverpooli janë të pamposhtur në “Anfield” në shtatë ballafaqimet e fundit në ligë, me katër fitore dhe tri barazime – seria më e gjatë ndaj United që nga vitet e 70-ta.
5/Këto dy skuadra janë takuar më herët në këtë datë në tri raste dhe Liverpooli ka fituar që të tria: 2-1 në 1921 dhe 2-0 në 1995, që të dyja në “Anfield” dhe më pas 1-0 në “Old Trafford” në 2000.
6/Liverpooli mund të mbajë portën e pastër ndaj United për herë të pestë radhazi, që do të ishte një rekord i ri për klubin.
7/Mo Salah ka shënuar më shumë gola për Liverpoolin ndaj United, sesa çdo lojtar tjetër në histori të klubit.
8/“Të Kuqtë” kanë fituar të gjitha 11 ndeshjet e tyre në “Anfield” këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar 35 gola dhe duke pësuar vetëm shtatë.
9/Trent Alexander-Arnold ka bërë startin e tij të parë në Ligën Premier ndaj Manchester United në “Old Trafford” në janar të vitit 2017.
10/Fitorja e fundit e Unitedit në “Anfield” ishte në janar të vitit 2016 ku fituan me rezultat minimal 1-0 me një gol të Wayne Rooneyt.
11/Ata kanë fituar 25 përballje ndaj Liverpoolit në ligë në “Anfield”, më shumë se çdo klub tjetër.
12/Katër fitoret e United si mysafir në ligë deri më tash këtë sezon kanë ardhur ndaj Burnleyt (1-0), Sheffield United (2-1), Fulham (1-0), dhe Everton (3-0), teksa pësuan humbje ndaj Tottenham Hotspur (2-0), Arsenal (3-1) dhe Newcastle United (1-0).
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit