Këto bimë do të dekorojnë më së miri ballkonet tuaja në pranverë: Është koha të filloni të mbillni
Disa mbillen edhe në mars
Bimët njëvjeçare karakterizohen nga bukuria e luleve, një larmi ngjyrash dhe shpesh aroma e këndshme. Lulëzimi është jetëgjatë dhe me bollëk, por në vende me hije nuk arrijnë bukurinë maksimale.
Brenda një periudhe vegjetacioni kalojnë të gjitha fazat e rritjes dhe zhvillimit, nga mbirja, rritja vegjetative, prodhimi i farës, deri në kalbjen e tyre në vjeshtë.
Përveç farave, bimët rriten edhe nga kërcejtë, të cilat merren nga bimët amë të tokëzuara nga shkurti deri në prill, transmeton Telegrafi.
Ato zënë rrënjë në saksi të mëdha, vazo ose në substrat dhe mbulohen me folie për rritje më të shpejtë dhe rrënjë më të forta.
Gjatë periudhës së lulëzimit ato mbulohen me shumë lule të vogla të kaltra dhe në muajt e ngrohtë të verës pushojnë me lulëzimin. Pëlqejnë tokën humusore, vendet me diell dhe gjysmë hije. Ekziston rreziku i tharjes në nënshtresa ranore dhe torfe.


































