Këtë vit ka më pak prodhim të mjaltit në Maqedoni, bletët punëtore i “tradhëtoi” moti
Bletët janë një mrekulli. Çdo gjë që flitet për bletët të kujton universin e përsosur. Njerëzimi mund të ketë bërë arritje epokale gjatë historisë, por kurrë nuk do të arrijë të prodhojë mjaltë. Mjalti është arti i lindur i bletëve.
Bletaria dhe kultivimi i bletëve, e ka bërë Kërçovën të njohur jo vetëm në vend por edhe më gjerë.
Zakonisht me këtë zanatë merren njerëzit më të moshuar të cilët e kanë shndërruar në hobi. Një ndër ta është edhe mësuesi i pensionuar Hasan Limani. Prodhimi dhe kultivimi i bletëve mbetet një pasion apo si çështje e vazhdimit të traditës. Mësues Hasani tregon se ai është gjenerata e tretë në familje që e kultivon bletarinë.
Është një punë që të bën për vetë, thotë ai, duke e shtuar në 200 numrin e koshereve.
Pasi u veshëm me veshjet mbrojtëse, së bashku iu afruam një koshereje për të parë nga afër procesin e marrjes së mjaltit.
“Në fillim bletari duhet të ketë rrobat e veshjes, meqenëse u veshëm me rroba të bardha tash bëjmë ndezjen e pompës për tymosje, brenda ka dru shelgu, ndizet kjo dhe vazhdojmë te bletët”, deklaroi Hasan Limani-bletarë.
“Tymosja bëhet ngadalë, ja tani u qetësuan, në sipërfaqe nuk ka bletë”, tha Limani.
Pas kësaj filloi procedura e heqjes së kornizave ku bletët lënë mjaltin.
“Një kornizë e këtillë përafërsisht ka 2 deri në 3 kilogram mjaltë. Ky është poleni, në të vërtetë kjo është gjëja më e mirë në bletari për ushqimin e fëmijëve dhe për njeriun kjo është në formë të plastikës dhe është shumë e mirë kjo e vakumon mjaltin që të mos prishet kurrë. Bletët e nxjerrin ujin e nxjerrin ajrin dhe e vendosin këtë”, shtoi bletari.
Ai duke rrëfyer për Tv21, thotë se këtë vit bletët kanë prodhuar më pak mjaltë për dallim prej viteve të tjera ndërsa për këtë kanë ndikuar ndryshimet klimaterike.
“Kushtet klimatike, arsyeja kryesore është se ne pranverë filloi një i ftohtë kur filloi shumimi i bletëve atëherë nga temperature e ulet edhe u ndërpre. Vera ishte me shira dhe lulet polenin e lante dhe kështu u bë humbje e madhe në bletari”, tha Limani.
Pasi mbylli kosheren e bletëve lëshoi ujin që ata të pinë dhe bashkë me zonjën e tij vazhduan punën.
Se prodhimi i mjaltit është i dobët këtë vit në Kërçovë e tha edhe Kosta Galimanovski.
“Arsyet për këtë vit janë ndryshimet klimatike që ishin në sezonin e bletarisë nëse mund ta themi ashtu, koha ishte e ndryshueshme dhe ai mjaltë që e sollën bletët mbeti për ata dhe ata duke mos pasur se si të mbijetojnë atë që e sollën e hëngrën. Dhe arsyeja tjetër është se raca autoktone që ishte tanimë nuk është ose i kemi në numër të vogël”, deklaroi Kosta Galimanovski-Kryetar i shoqatës bujqësore “Vinzhito”.
Në Shoqatën bujqësore të bletarisë në Kërçovës të regjistruar janë 250 bletarë që merren me kultivimin dhe prodhimin e bletëve.
Për kuriozitetin tonë, mjalti ishte ilaçi më i përdorur në Egjiptin e lashtë. Nëse nuk e keni ditur, një bletë për një minutë viziton dymbëdhjetë lule, kurse për një ditë pune rreth 4.000 lule. Kanë një oganizim të jashtëzakonshëm të punës në grup sa që edhe njerëzit ndonjëherë do jua kishin lakminë. Një mrekulli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova