Sektori qytetar në rajonin e Tetovës është duke zbatuar mënyra të ndryshme për të ndikuar të qytetarët, por edhe te institucionet vendimmarrëse, për rëndësinë e Kodrës së Diellit, si një pikë turistike me rëndësi për malin Sharr, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kështu, nisma ''Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit'' do të ndërmerr një aktivitet ekologjik vullnetar në fundjavë, duke synuar që të arrijë njëfarë ''ringjallje'' të turizmit në Kodrën e Diellit.


OJQ-ve, qytetarëve dhe dashamirëve të natyrës u bëhet thirrje që këtë të diel, 9 korrik, të angazhohen në një aktivitet ekologjik për Kodrën e Diellit./Telegrafi/