LAJMI I FUNDIT:

Këta janë asamblistët që përkrahin Shpend Ahmetin

Këta janë asamblistët që përkrahin Shpend Ahmetin

Nol Nushi, Qëndrim Sahiti, Drilon Pireva dhe Genc Sherifi më nuk janë asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës.

Këta katër asamblistë që kanë garuar në zgjedhjet lokale tashmë do të veprojnë si grup i pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Deri më tani janë vetëm këta katër që nuk janë më në grup me VV-në por që nuk dihet nëse numri i tyre do të rritet.


Asamblisti Nol Nushi tha për KosovaPress se pavarësisht kësaj se këta katër përkrahin kryetarin e komunës Shpend Ahmeti, nuk beson se puna në Kuvendin Komunal do të bllokohet.

“Ne edhe në fushatë kemi thënë se do ta monitorojmë punën e kryetarit. Nuk besoj se asamblistët e Vetëvendosjes do të bllokojnë punën e kryetarit Ahmeti”, tha Nushi .

Ai shpreson se grupit të të dorëhequrve nga VV do t’i bashkohet edhe ndonjë nga asamblistët por që aktualisht janë vetëm këta katër.

“Nuk e di do ta shohim, zyrtarisht VV i ka 13 asamblistë”, tha Nushi.

Dorëheqjet e asamblistëve të VV-së, të kryetarit Shpend Ahmeti por edhe të disa zyrtarëve të këtij subjekti  kanë ardhur pas një çarje të thellë në Lëvizje e cila është shpërfaqur pas një fyerje të deputetes Aida Dërguti që ia ka bërë tashmë kryetarit të VV-së Albin Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori