Franck Kessie është njëri nga mesfushorët më të vlerësuar në Serie A, por e ardhmja e tij duket larg Milanit.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është futur në vitin e fundit të kontratës me Milanin dhe vazhdimin nuk e ka pranuar ende.


Milan i ka ofruar kontratë të re pesë vjeçare lojtarit me pagë prej gjashtë milionë euro në sezon, por kjo ofertë e tij është refuzuar.

Agjenti i lojtarit ka filluar bisedimet me Paris Saint Germain dhe i ka shokuar drejtuesit e skuadrës franceze me kërkesat për pagën e Kessiet.

1235583574.0

George Atangana i ka kërkuar parisienëve kontratë pesë vjeçare për klientin e tij me pagë vjetore prej 10 milionë eurove në sezon neto plus dy të tjera në formë bonusesh çdo vit.

Bisedimet mes tij dhe drejtorit sportiv të PSG-së, Leonardo janë duke vazhduar, teksa mediat franceze kanë raportuar se drejtuesit e PSG-së janë shokuar nga kërkesat e larta të lojtarit.

Përkundër që Kessie shihet si një përforcim i madh, PSG nuk është gati t'ia ofrojë këtë pagë mesfushorit afrikan.

Franck Kessie 3 1

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe skuadra të mëdha angleze si Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham Hotspur.

Vlen të përmendet se paga aktuale e Kessiet si futbollist i Milanit është 2,2 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app