Me hapjen e afatit kalimtar të janarit, emri i Franck Kessie ka filluar të lakohet edhe më shumë.

Ishte së pari Interi një nga klubet që iu afrua mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, ku në këtë mes u fol edhe për një shkëmbim me Marcelo Brozovic.


Por, sipas The Telegraph, Blutë dëshirojnë të forcojnë mesfushën e tyre, dhe 26-vjeçari shikohet si një alternativë e mirë. Ndërsa, vlera e tij sillet rreth 25 milionë euro.

Kujtojmë se Kessie iu bashkua Barcelonës vitin e kaluar nga Milani në një marrëveshje katër vjeçare, por nuk po arrin të gjejë vend në ekipin e Xavit.

Kujtojmë se deri më tani Chelsea ka shpenzuar 143 milionë euro në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/

telegrafi sport app