LAJMI I FUNDIT:

Kështu e sheh demarkacionin një kryetar komune në Mal të Zi (Video)

Kështu e sheh demarkacionin një kryetar komune në Mal të Zi (Video)

Kryetari i Istogut, Haki Rugova ishte nikoqir i homologut të tij malazias, Dragoslav Shkekiq, që e drejton komunën e Beranes.

Mysafiri është i bindur se rrugën e bashëkpunimit midis dy komunave, duhet ta ndjekin edhe dy shtetet, që sa më shpejt të gjejnë rrugëdalje për demarkacionin.

E derisa Kosova ka ngecur e spo mundet te ratifikojë ujdinë për kufirin, Shkekiq i tha Klanit se kjo nuk ndalon atë të bashkëpunojë me Rugovën dhe komunën që e drejton.


Nga ana e tij, nikoqiri, thotë se është i lumtur që Istogu e Berane, nuk kanë cësthje të hapura. Andaj Rugova, mendon se tashmë vija e kufirit me Malin e Zi duhet të ratifikohet

Kryekomunari, që është dhe nënkryetar i LDK-së, mendon se për kufirin duhet edhe një debat shoqëror final.

Para këtyre deklarimeve, rugova e Shkekiq morën pjesë në hapjen e shtëpisë së Inovacionit në Istog,e bërë nga fondet e BE-së. Një e njëjtë do të hapet edhe në Berane. Me kësi projekte u tha se dy komunat do zhvillojnë ndërmarrësinë, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori