Ju me siguri mendoni se dini si t’i pastroni duart, pasi që këtë proces e bëni disa herë gjatë ditës (po supozojmë, shpresojmë të kemi të drejtë).

Por, siç duket 97% e amerikanëve i pastrojnë duart gabimisht, sipas të dhënave nga Departamenti i Agrikulturës së SHBA-së, transmeton Telegrafi.


Ekspertët amerikanë kanë zbuluar se kur është fjala për pastrimin e duarve, njerëzit i bëjnë zakonisht dy gabime: nuk i pastrojnë mjaftueshëm, dhe i thajnë duart me peshqir të ndyrë.

Në mënyrë që të rritet vetëdënimi se si shprehia e pastrimit të duarve mund ta reduktojë shpërndarjen e mikrobeve, sëmundjeve dhe gripave, ky është procesi që duhet ta ndiqni për t’i pastruar duart mirë:

- Lagni duart me ujë të pastër
- Filloni t’i fërkoni duart, por siguroheni se i pastroni edhe në pjesët e sipërme dhe mes gishtave.
- Pastroni duart për të paktën 20 sekonda
- Në fund shpërlani duart prapë me ujë të ftohët
- Duart pastaj thani me një peshqir të pastër, që nënkupton se peshqir nuk duhet të jetë i përdorur më shpesh se tri herë

Kur duhet t’i pastroni duart? Çfarë rekomandojnë ekspertët?

- Duart duhet pastruar para, gjatë dhe pas prekjes së ushqimit
- Para çdo shujte
- Para dhe pasi të kontaktoni me një person të sëmurë
- Para dhe pas pastrimit të plagëve
- Pas teshtimës, kollitjes apo fryrjes së hundëve
- Pas përdorimit të tualetit
- Nëse ia keni ndërruar bebes pelenat
- Kurdo që luani me kafshë shtëpiake
- Pasi keni prekur bërllokun. /Telegrafi/