Ish-futbollisti i njohur, Cesc Fabregas ka emëruar Arsenal, Manchester City dhe Brighton si ekipet e tij favorite për t’i ndjekur në një intervistë të dhënë së fundmi.
Ai tha se i pëlqen mënyra se si këto skuadra luajnë futboll.
“Është mënyra se si ata e kuptojnë lojën. Ata e dinë se kur duhet të ngadalësojnë, kur të shpejtojnë kur të gjejnë hapësirat e duhura. Ata e dinë kohën e duhur se kur duhet të tërheqin lojtarët mbrapa dhe më pas të përshpejtojnë”, ka thënë Fabregas.
Spanjolli ishte plot lëvdata për stilin e lojës së Roberto De Zerbit dhe beson se kështu duhet të luhet futbolli.
“Sa herë i shohim ata duke luajtur me pasime të shkurta, të shkurta, të shkurta dhe më pas [Solly] March dhe [Karou] Mitoma duke sulmuar hapësirat dhe duke shënuar? Ata e kuptojnë futbollin në një mënyrë që unë e dua dhe besoj se duhet luajtur”, është shprehur spanjolli.
Fabregas beson se ka elemente në lojën e De Zerbit që pasqyrojnë Arsenalin e Arsene Wengerit kur mesfushori luante asokohe për klubin londinez.
“Më kujton se si kemi luajtur ne atëherë. Është futboll i shpejtë, i mprehtë dhe kaq i paparashikueshëm. Është shumë interesante dhe De Zerbi është dikush nga i cili po mësoj kaq shumë”, përfundoi ai./Telegrafi/