I zgjedhuri i Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, për këshilltar të sigurisë kombëtare ka sugjeruar se Washingtoni duhet të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë, duke ekstraduar një klerik të cilin Ankaraja e akuzon për përpjekje të grusht shtetit në muajin korrik.
Gjenerallejtënanti i pensionuar, Michael Flynn, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës, emërimi i të cilit u njoftua të premten, e përshkroi Fetullah Gylenin, në faqen e tij të blogut në gazetën The Till si një “mullah Islamik në hije që banon në Pennsylvania”, i cili “fsheh një agjendë radikale islamike”, transmetonRadio Europa e Lirë.
“Rrjeti global i Gylenit ka që të gjitha shenjat që përmbajnë përshkrimet për një rrjet të fjetur të rrezikshëm të terrorit. Nga pikëpamja e Turqisë, Washingtoni po e mban një Osama bin Laden të Turqisë” ka shkruar Flynn në ditën e zgjedhjes së tij.
“Ne nuk duhet t’i ofrojmë atij një bazë të sigurt”.
Flynn ka thënë se ithtarët e Gylenit ishin donatorë të Fondacionit Clinton, një bamirësi globale që udhëhiqet nga familja e rivales demokrate të Trumpit, Hillary Clinton.
“Ka ardhur koha që ta shohim më mirë rëndësinë e Turqisë” ka shkruar ai. “Na duhet ta përshtatim politikën tonë të jashtme për ta pranuar Turqinë si prioritet. Ne duhet ta shohim botën nga perspektiva e Turqisë”.
Pas komenteve të Flynn, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka cilësuar fitoren e Trump “si një epokë të re” të marrëdhënieve të Ankarasë me Washingtonin dhe ka shtuar kërkesën për ekstradimin e menjëhershëm të Gylenit, që prej zgjedhjeve të 8 nëntorit.
Administrata Obama ka deklaruar se do t’ia lë Departamentit të Drejtësisë të vendos nëse ka baza ligjore për të përmbushur kërkesën e Turqisë për ekstradim, në një proces që sipas gjasave është i gjatë dhe burokratik, dhe që ka frustruar Erdoganin.
Gylen asnjëherë nuk ka qenë i akuzuar për krime në SHBA dhe vazhdimisht ka kundërshtuar terrorizmin si dhe grusht shtetin e dështuar në Turqi, siç kanë bërë edhe shkollat dhe organizatat e bamirësisë të afërta me të.
Një avokat i Gylenit, Jason Weinstein i ka cilësuar komentet e Flynnit për Gylenin “shqetësuese” por ka shprehur besimin se SHBA-ja do të vazhdojë ta trajtojë këtë çështje në mënyrë të drejtë.
“Shpresojmë dhe presim që ligji të zbatohet dhe që politika të mos ndërhyjë në gjykimin e zyrtarëve të karrierës (Departamenti i Drejtësisë). Nëse zbatohet ligji, atëherë kemi besim se zoti Gylen nuk do të kthehet në Turqi, ku me siguri do të shndërrohet në objekt torture, të një gjykimi të padrejtë dhe ekzekutimit”, tha Weinstein.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite