LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Pacollit: Ish-presidentët e Kosovës injoruan ftesën për vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë

Këshilltari i Pacollit: Ish-presidentët e Kosovës injoruan ftesën për vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë javës së ardhshme së bashku me ish-presidentët dhe ish-kryeministrat nga Shqipëria, do të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se ftesa u është bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, por se të njëjtit nuk kanë konfirmuar vizitën e tyre.

Zyberaj tutje ka theksuar se ish-presidentja Atifete Jahjaga ka injoruar totalisht secilën thirrje telefonike e madje edhe ftesën përmes letrës.


“Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta”, ka shkruar Zyberaj.

Postimi i plotë:

Me iniciativën e ish presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre.

Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilën thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës.

Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta.

Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori