LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë testimet raketore të Koresë Veriore

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë testimet raketore të Koresë Veriore

Britania, Gjermania dhe Franca i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të realizojë një takim me dyer të mbyllura të enjten, për të diskutuar testimet e fundit raketore të Koresë Veriore, kanë thënë diplomatët.

Koreja Veriore ka nisur dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të mërkurën, ka thënë ushtria jugkoreane, vetëm disa ditë pasi Phenjani ka testuar dy raketa të ngjashme duke i bërë presion kështu Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara që të pezullojnë stërvitjet e ardhshme ushtarake.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres beson që testimet raketore janë “vetëm një tjetër rikujtim për rëndësinë e bisedimeve për denukelarizim të Gadishullit Korean”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së për media, Stephane Dujarric, transmeton rel.


Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un kanë mbajtur dy samite për denukelarizim të Gadishullit Korean mirëpo pavarësisht zotimeve është arritur pak përparim.

Koreja Veriore kërkon heqjen e sanksioneve ndërkombëtare para fillimit të negociatave për denuklearizim, mirëpo një gjë e tillë është e papranueshme deri më tani për SHBA-në.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori