Këshilli i Prokurorëve Publik do të mblidhet sërish nesër për të diskutuar rreth punës së prokurores speciale, Katica Janeva.
Në mbledhjen që do të filloj nesër në orën 10, këshilli duhet të sjell vendim nëse do të nis procedurë për shkarkimin e Janevës, për punë joprofesionale dhe të pamatur.
Këshilli ka diskutuar rreth kësaj çështje edhe gjatë mbledhjes së të martës, megjithatë në mbledhjen që zgjati rreth 8 orë nuk arritën që të sjellin një vendim për shkarkimin e Janevës.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterjev, mbrëmë pas mbledhjes, deklaroi se për shkak të vëllimit të materialit që duhet të shqyrtohet, vendimi do të sillet në seancën e ardhshme. Ai tha se seanca ka zgjatur jashtëzakonisht shumë, për shkak se për herë të parë përballen me situatë ku një shef i Prokurorisë Publike arrestohet.
““Të enjten në orën 10 do të vazhdojmë me seancën dhe Këshilli do të vendos, do të sjell vendim adekuat dhe të njëjtën ditë do të jeni të informuar. Ai vendim duhet të jetë i përgatitur mirë sepse do të shkoj në Kuvend dhe për ato arsye nuk mundemi tani në këto kushte, pas një dite të tërë punë, të sjellim vendim të menjëhershëm”, tha Kole Shterjen, kryetari i Këshillit të Prokurorëve.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Prokurorëve mori pjesë edhe prokurorja për ndjekjet e krimit të organizuar dhe korrupcionit, Vilma Ruskovska, e cila ka prezantuar dëshmitë për rastin “Zhvatja”, si dhe dëshmitë për dëshmitarët që deri më tani ka mbledhur kjo prokurori, proces verbale për pranimin e padisë penale nga njëri dëshmitar si dhe bisedat e inçizuara.
Pasi që Këshilli t’i shqyrtojë dokumentacionet e prokurorisë, do të duhet të formojë mendim dhe ta njoftojë Parlamentin për idenë e shkarkimit eventual. Parlamenti do ta thotë fjalën kryesore në Komisionin për zgjedhje dhe emërime e pastaj edhe në seancë plenare ku për shkarkimin e Janevës do të duhet të votojnë 80 deputetë, dhe po aq do të duhet të votojnë edhe për emërimin e një ushtruesi të detyrës shef i PSP-së. Përveç dy të tretave të votave të deputetëve, duhet të respektohet edhe parimi i badenterit./shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit