Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës, si organi më i lartë përfaqësues i prindërve të Komunës së Prishtinës, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të gjendjes së rënduar në sistemin arsimor parauniversitar.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ata kanë bërë thirrje prindërve që javën e ardhshme, nga e hëna, më datë 01.04.2019 deri të premte, t’i dërgojnë fëmijët e tyre nëpër shkolla në mënyrë që të zëvendësohen orët e humbura.
Tutje thuhet se gjendja në këtë vit shkollor ka arritur në një pikë kritike ku më askush nuk ofron një zgjidhje të arsyeshme.
Sipas tyre, është tejet zhgënjyese që asnjë qeveri e pasluftës nuk iu përkushtua me vendosmëri ngritjes së cilësisë në arsim.
Lexoni postimin e plotë të Këshillit të Prindërve të Komunës së Prishtinës:
Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës, si organi më i lartë përfaqësues i prindërve të Komunës së Prishtinës, shpreh pakënaqësinë për shkak të gjendjes së rënduar në sistemin arsimor parauniversitar, gjendje e cila këtë vit shkollor, ka arritur në një pikë kritike, ku më askush nuk ofron një zgjidhje të arsyeshme. Është tejet zhgënjyese që asnjë qeveri e pasluftës nuk iu përkushtua me vendosmëri ngritjes së cilësisë në arsim. Asnjëra nga to nuk u tregua e përkushtuar për të përmirësuar kushtet e mësimnxënies për nxënësit dhe kushtet e punës për mësimdhënësit, e as nuk u angazhuan që shkollat të jenë të sigurta, tërheqëse e motivuese për fëmijët.
Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e ligjvënësve për të ofruar zgjidhje për problemet në arsim, nuk ka si rezulton më keq se ajo që u pa në Parlament, ku ata që thirrën seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për orët e humbura të mësimit, dhanë mësimin më të shëmtuar duke denigruar dhe ofenduar përfaqësuesin e atyre që japin mësim.
Organi më i lartë i shtetit, Kuvendi, jo vetëm që nuk gjeti zgjidhje, e nuk mori asnjë vendim për çka shpresonim, por ndikoi që paqartësia mes prindërve dhe nxënësve të rritet edhe më shumë, ndërsa palët MASHT e SBASHK të barrikadohen edhe më ashpër.
Në këto kushte të papërgjegjësisë së pashembullt institucionale, kur rrezikohet seriozisht validiteti i vitit shkollor, KP i Komunës së Prishtinës, duke u thirrur në legjitimitetin që derivon nga Udhëzimi Administrativ MASHT Nr. 28/2018 dhe në mandatin e aprovuar nga Asambleja Komunale e Prishtinës, i cili ligjërisht e moralisht obligon KP që të dalë në mbrojtje të të drejtave të nxënësve, pasi ka analizuar qëndrimet e Këshillave të Prindërve të shkollave, të cilat me të drejtë, kundërshtojnë vendimin e MASHT për mbajtjen e mësimit zëvendësues gjatë ditëve të shtuna, por nuk kanë kundërshtuar mbajtjen e mësimit gjatë pushimit pranveror, ka vendosur që:
T’iu bëjë thirrje prindërve që javën e ardhshme, nga e hëna, më datë 01.04.2019 deri të premten, më datë 05.04.2019, t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, sipas orarit të rregullt mësimor, me qëllim që të plotësohen pesë ditë të mësimit, të planifikuara sipas kalendarit shkollor 2018/19 (Udhëzimi Administrativ i MASHT, Nr. 11/2018 për kalendarin e vitit shkollor 2018/2019);
Pesë ditë të mësimit, të fuzionohen gjatë procesit të rregullt mësimor;
Pesë ditë të mësimit, të plotësohen, në fund të këtij viti shkollor, i cili sipas planifikimit të UA të lartcekur, është paraparë të përfundojë si më poshtë:
1. Më datë 16.05.2019 për klasat e 12-ta, ndërsa vazhdon deri më 23.05.2019;
2. Më datë 07.06.2019 për klasën 9,10 dhe 11, ndërsa vazhdon deri më 14.06.2019;
3 .Më datën 21.06.2019 për parafillorët dhe klasat 1-8, ndërsa vazhdon deri më 28.06.2019.
Arsyetim:
Vendimi i KP të Komunës së Prishtinës, është kompromisi më i mirë i mundshëm, në mes të dy qëndrimeve ekstreme: vendimit të MASHT (për 15 ditë kompensim – të cilin e kemi kundërshtuar, duke vlerësuar se kalendari shkollor do të stërngarkohej në një periudhë kohore prej 3 tre muajsh, gjë që do të ndikonte në dëm të shëndetit dhe fizik dhe psikik të fëmijëve) dhe propozimit që na është komunikuar nga Sindikata e Arsimit në nivel të Komunës për pesë ditë kompensim në fund të qershorit, të cilin KP, në konsultim me njohës të fushës së arsimit, e ka vlerësuar si të pamjaftueshëm për të arritur realizimin e njësive të planifikuara për gjysëmvjetorin e dytë;
Mbajtja e mësimit gjatë javës së ardhshme nuk ngarkon në nivel shqetësues fëmijët dhe prindërit, sepse gjatë muajit prill do të kemi tri festa zyrtare, dy nga të cilat ndërlidhen me fundjavën dhe ku fëmijët do të kenë një hapësirë kohore për një pushim dhe rifreskim të energjisë;
Menaxhmenti i shkollave dhe mësimdhënësit, me vendim të MASHT e DKA prej 1 deri më 5 prill, do të jenë në punë, prandaj KP në konsultim me DKA vlerëson se është e paarsyeshme të mos shfrytëzohet kjo javë që të bëhet rikuperimi i një pjesë serioze, dhe të domosdoshme të orëve mësimore të humbura gjatë grevës;
Prindërit, mësimdhënësit, drejtorët dhe zyrtarët e DKA me bindje të plotë vlerësojnë se, nëse kompensimi nuk fillon javën që vjen, asnjë alternative tjetër nuk do të jetë frytdhënëse dhe e përshtatshme për të realizuar planifikimin vjetor të punës;
Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës, është detyruar të dalë me këtë alternativë pasi humbësit kryesorë nga gjendja aktuale janë fëmijët tanë;
Nëse nuk e shtrijmë në kohë zëvendësimin e orëve të humbura, fëmijët do të detyrohen t’i nënshtrohen më me intensitet njësive të reja mësimore dhe testeve vlerësuese, gjë që do t’i dëmtojë ata;
Në përmbledhje, KP ju njofton se gjatë periudhës post-grevë, ne jemi takuar me përfaqësues të SBASHK-ut, të cilët i kemi lutur që të kenë në konsideratë nxënësit, me përfaqësues të MASHT nga të cilët kemi kërkuar të jenë të përgjegjshëm ndaj obligimeve ligjore që kanë dhe të krijojnë kushte normale për mbajtjen e mësimit, e po ashtu kemi zhvilluar një numër takimesh me zyrtarë të DKA, të cilët i kemi njoftuar paraprakisht me alternativën tonë, e cila është e pranueshme edhe për Drejtorinë për Arsim në Komunën e Prishtinës;
Është në të drejtën e secilit prind ta respektojë ose jo këtë vendimin, i cili nuk është vendim as për inat të askujt e as për protagonizëm të dikujt, por është përpjekje për të mos qenë të anashkaluar e të papërfillur. Është tentim për të inkurajuar qëndrime qytetare përtej politikës ditore apo inateve personale të cilat nga përvoja e dime se dine të zgjasin me dekada dhe të shkaktojnë pasoja të paevitueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova