Këshillat e floktarëve për flokë të dëmtuar: Kjo është mënyra e vetme për t’i rikuperuar nga rrënja në majë!

Flokët e rregulluar janë ëndrra e pothuajse çdo gruaje, por për shkak të lyerjes së shpeshtë, tharjes së flokëve dhe përdorimit të presës apo stiluesve të tjerë të flokëve, ato prishen, bëhen të thatë dhe të pajetë
Secila prej nesh, të paktën në një moment të jetës sonë, ka pasur telashe me flokët e dëmtuar.
Ne i pyetëm floktarët se si t’i rikuperojmë më lehtë flokët e dëmtuar. Qe çfarë na thanë ata, transmeton Telegrafi.
Lexoni me kujdes, këto këshilla janë të arta:
1. Piling një herë në javë
Pilingu i lëkurës së kokës është shumë i rëndësishëm, sepse largon qelizat e vdekura dhe ndihmon lëkurën të marrë frymë. Prandaj, flokët duken më të bukur, të harlisur dhe më të shëndetshëm.
Përveç qelizave të vdekura, me piling largohen edhe mbetjet e produkteve që ne i përdorim shpesh. Ndryshime të rëndësishme shihen menjëherë pas aplikimit të parë. Pilingun mund ta blini në çdo parfumeri ose ta bëni vetë. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shtoni një lugë sheqer në shampon me të cilin lani flokët normalisht.
Kjo procedurë nuk duhet të teprohet në mënyrë që lëkura e kokës të mos thahet. Më së miri do të ishte që të përsërisni piling pas çdo 4 larjeje.
2. Keratinë
Zgjidhni shampo, regjenerator dhe maska që përmbajnë keratinë. Ato do të ndihmojnë në ripërtëritjen e keratinës natyrale, të cilën e humbasim për shkak të ekspozimit të flokëve ndaj nxehtësisë dhe trajtimeve kimike.
Trajtoni flokët me vajra
Në vend që të blini pika flokësh, zgjidhni vajin e kastorit ose vajin e kokosit. Këta dy vajra japin rezultate fenomenale dhe ju mund t’i përdorni pasi t’i keni tharë flokët për të zbutur flokët ose mund t’i aplikoni në të gjithë gjatësinë dhe të flini me këtë “maskë”.
Vaji i ricinit ndihmon që flokët të rriten më shpejt dhe të jenë më të fortë, ndërsa vaji i kokosit i hidraton dhe rikthen flokët në thellësi.
Ngjyrosni më rrallë
Nuk kemi pse t’ju themi se sa shumë ju dëmton dhe dobëson flokët. Në vend të bojës, mendoni të përdorni shampo me ngjyra ose bojëra shtëpiake.
Ja si mund t’i bëni ato:
Ngjyrosje kafeje për flokë më të errët
Kjo është një zgjidhje e shkëlqyer për gratë me flokë më të errët. Më së miri do të ishte të përdorni kafe ekspres të fortë.
Zieni 200 ml kafe dhe më pas kur të ftohet, fërkojeni mirë në flokët tuaj. Prisni gjysmë ore dhe më pas shpëlajeni. Ky trajtim duhet të përsëritet dy herë në javë.
Çaj kamomili për flokë më të hapur
Kjo duhet të jetë zgjedhja e zonjave me flokë më të çelur.
Pasi të keni larë flokët, aplikoni çaj të ftohtë kamomil. Mos ngurroni ta bëni këtë pas çdo larjeje, dhe përveç se flokët tuaj do të jenë të mëndafshtë dhe më të rregulluar, gradualisht do të ulet edhe numri i qimeve gri.
Vaji i kokosit dhe kerri reduktojnë flokët e thinjura për një kohë të gjatë
Ju gjithashtu mund të provoni një maskë që do t’ju ndihmojë të hiqni qafe flokët e thinjur përgjithmonë dhe ju nevojiten vetëm dy përbërës.
Ky kombinim ka fuqinë të stimulojë prodhimin e melaninës, e cila është veçanërisht e rëndësishme në fshehjen dhe parandalimin e shfaqjes së qimeve të reja gri.
Ngrohni vajin e kokosit së bashku me sa më shumë gjethe kerri, derisa vaji të shkrihet dhe gjethet të lëshojnë ngjyrën e tyre. Më pas hiqni gjethet dhe lëreni vajin e kokosit të ftohet.
Kur të ftohet, boja natyrale është gati për përdorim. Aplikoni një sasi të bollshme në flokët tuaj dhe lëreni për një orë, më pas lani flokët si zakonisht.
Këtë trajtim mund ta aplikoni lirisht sa herë që i lani flokët dhe me siguri do të shihni se numri i qimeve të thinjura është zvogëluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Influencerja tregon trukun interesant për ta aplikuar 'blushin'

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët